Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Sri-Lankës dhe Izraelit

29 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorë të sapoemëruar të Republikës Socialiste Demokratike Sri-Lanka dhe të Shtetit Izrael në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Republikës Demokratike Socialiste të Sri-Lankës me seli në Berlin, Manori Anambuvi, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy shtetet në dy dekadat e fundit e kanë vërtetuar dëshirën për ndërtim të marrëdhënieve të ndërsjella të bazuara në mirëkuptim dhe respekt duke shtuar se ekziston dëshirë e fuqishme, interes i përbashkët dhe potencial solid për zhvillim të suksesshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe të përparimit të dialogut, si edhe mbi zhvillimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit sidomos në planin ekonomik dhe të investimeve.

“Në këtë drejtim shpresoj sinqerisht se edhe Ju, nëpërmjet angazhimit Tuaj të ardhshëm profesional, do të kontribuoni theksueshëm në përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të ndërsjellë, si në plan bilateral ashtu edhe në atë multilateral”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadorja Anambuvi theksoi se si vend në zhvillim me të ardhura mesatare, Sri-Lanka mbetet e hapur për tregti ndërkombëtare, duke ofruar atmosferë miqësore për investuesit dhe duke nxitur investimet e drejtpërdrejta të huaja në drejtim të arritjes së integrimit më të madh në ekonominë botërore, duke theksuar se kjo perspektivë do të hapë shumë mundësi për bashkëpunim të afërt midis dy vendeve tona.

“Jam e bindur se me përpjekje të përbashkët të të dy qeverive tona dhe të popujve të tyre, do të arrijmë t’i vendosim marrëdhëniet midis Sri-Lankës dhe Maqedonisë së Veriut në lartësi të reja në vitet e ardhshme”, theksoi ambasadorja Anambuvi.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Simona Frankel, ambasadorja e sapoemëruar e Shtetit të Izraelit me seli në Jerusalem, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet i lidh një miqësi e hapur dhe tradicionale, e bazuar në zhvillimin e suksesshëm 26-vjeçar të marrëdhënieve të ndërsjella diplomatike  të shndërruara në një bashkëpunim të frytshëm dhe të shumëllojshëm, respektim të ndërsjellë dhe qasje të hapur, duke shtuar se përcaktimi i tillë është edhe një urë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve.

“Pa dyshim që në zhvillimin e marrëdhënieve tona të gjitha këto vite është i rëndësishëm kontributi i Bashkësisë hebraike në shtetin tonë, si edhe trashëgimtarëve të hebrenjve nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe punojnë në Shtetin e Izraelit”, tha presidenti Pendarovski.

Ambasadorja Frankel theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike deri më sot, të dy shtetet ndërtojnë marrëdhënie të reja dhe moderne në dobi të përbashkët për popujt e tyre, duke i ndërtuar ato në themelet e të kaluarës së përbashkët dhe duke parë përpara drejt të ardhmes.

“Jam e përkushtuar të punoj në përforcimin e partneritetit tonë gjithëpërfshirës, nga inovacionet deri te bujqësia, nga kultura te turizmi dhe nga sektori zjarrfikës deri te sektori shëndetësor”, tha ambasadorja Frankel dhe shtoi se pret me padurim të fillojë bashkëpunimi ku do të ketë mundësi ta hulumtojë vendin tonë dhe të njohë mozaikun e njerëzve  në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës Demokokratike Socialiste të Sri-Lankës, Manori Anambuvi dhe të Shtetit të Izraelit, Simona Frankel u dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm të diplomatit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...