Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Hungarisë, Andrash Klain

15 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrash Klain.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm në frymën e miqësisë së fortë dhe partneritetit tradicional, duke shtuar se të dyja vendet i lidh edhe vizioni i përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet, si në rajonin e Ballkanit Perëndimor ashtu dhe në kontinentin evropian.

Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme të vazhdueshme që Hungaria i jep Maqedonisë së Veriut në drejtim të arritjes së qëllimit strategjik evropian. “Tani, kur Maqedonia e Veriut është në fazën aktive të procesit aderues për anëtarësim në Bashkim, jam i bindur se mbështetja hungareze do të marrë intensitet shtesë”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski e theksoi kontributin hungarez në kontekstin e fillimeve të krizës së emigrantëve të a.q. rruga perëndimore-ballkanike në drejtim të sigurimit dhe mbrojtjes së kufirit jugor maqedonas dhe shprehu falënderim që deri më sot, kanë marrë pjesë pothuajse 1800 policë hungarezë në ballafaqimin e përbashkët të sfidave të migrimit ilegal.

Ambasadori i sapoemëruar Klain theksoi se qeveria hungareze mbetet e vendosur në mbështetjen e saj për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke e uruar fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se marrëdhëniet dypalëshe kanë me shembuj të shumtë të bashkëpunimit.

Presidenti Pendarovski I dëshiroi ambasadorit Andrash Klain ushtrim të suksesshëm të misionit të rëndësishëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...