Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar japonez

2 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Japonisë, Hironori Savada.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu përgatitjen për intensifikim të dialogut politik midis Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë dhe shprehu shpresën për thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.

“Shpresoj sinqerisht se gjatë misionit Tuaj diplomatik do të thellohet mandej miqësia maqedonase-japoneze, sidomos nëpërmjet intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe hapjes së mundësive të reja për tërheqjen e investimeve japoneze në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të hapur për bashkëpunim edhe në të gjitha fushat e tjera – kulturë, arsim, shkencë dhe teknologji”, theksoi Presidenti në fjalim.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e përhershme nëpërmjet realizimit të një numri të madh projektesh në shumë sektorë në shoqërinë tonë, projekte të infrastrukturës, në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe ndihmën e marrë për ballafaqim me pandeminë e kovid-19.

Në fjalën e tij, ambasadori Savada theksoi se Japonia i vlerëson lart përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe shprehu vendosmërinë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të përparimit të miqësinë në plan bilateral dhe multilateral.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit të ri të emëruar sukses në ushtrimin e funksionit diplomatik të përgjegjshëm dhe shprehu pritje se do të japë kontribut për zhvillimin më dinamik në marrëdhëniet e ndërsjella dhe shprehu mbështetjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e tërësishëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...