Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Italisë

2 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se mbështetja italiane për realizimin e integrimit tonë evropian do të vazhdojë pa rezerva edhe në të ardhmen.

“Jam i bindur se fillimi i negociatave me BE-në jo vetëm që do të kontribuojë në stabilizimin e mëtejshëm të gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, por neve,  si shtet, do të na mundësojë zbatim më të shpejtë dhe më efikas të reformave të domosdoshme, sidomos në sferën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”, theksoi Presidenti në fjalën e tij.

Duke thënë se pandemia e kovid-19 është një vërtetim për  nevojën e Evropës së bashkuar dhe solidare, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se në periudhën që vijon të dy vendet do ta vazhdojnë trendin pozitiv zhvillues të marrëdhënieve dhe tregoi interes për përforcimin e lidhjeve ekonomike.

Ambasadori i ri i sapoemëruar i Republikës së Italisë e përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shprehu mbështetje të fuqishme për aspirimet tona evropiane dhe për zbatimin e reformave të brendshme.

“Jemi të bindur se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë këto negociata sa më parë. Konsiderojmë se Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet para përfundimit të vitit, edhe përkrah vështirësive të shkaktuara nga pandemia. Maqedonia e Veriut është e përgatitur t’i fillojë negociatat dhe nuk duhet të lejojmë që çështjet bilaterale, të çdo lloji  dhe prej ngado që ta kenë prejardhje, ta pengojnë procesin e negociatave. Çështjet bilaterale duhet të mbeten jashtë negociatave për hyrje dhe duhet të zgjidhen në forumet përkatëse”, theksoi në fjalimin e vet ambasadori Silvestri.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk parashikon vetëm përpjekje për garantim të sigurisë dhe paqes, por është solidaritet aleat, theksoi ambasadori Silvesti, duke theksuar dërgesën me aparate respiratore që NATO-ja i dha donacion të premten e kaluar për Maqedoninë e Veriut, që të ndihmojë gjatë ballafaqimit me pandeminë dhe që arritën në Shkup me avionët e aviacionit ushtarak italian.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit të ri të sapoemëruar sukses në ushtrimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik dhe shprehu pritje se përvoja e tij do të jetë kontribut i rëndësishëm për pasurimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....