Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Republikës së Sllovenisë

21 Shtator 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Millan Predan.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e përkryera bilaterale dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve të cilat karakterizohen nga bashkëpunimi intensiv, mbështetja dhe respektimi i ndërsjellë, pa rezervë. Përveç se miq, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë aleatë në NATO, duke shtuar se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti theksoi, gjithashtu, se marrëdhënie bilaterale midis dy vendeve janë miqësore, me suksese në shumë fusha. Sllovenia, shtoi ai, është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me një numër të madh investuesish, të njohur për prodhimet e veta me cilësi të përkryer, që janë të pranishëm në tregun maqedonas.

Në kontekst të ballafaqimit me pandeminë kovid-19, Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën të cilën Sllovenia, që në vetë fillimin e krizës, ia dha shtetit tim, si dhe për koordinimin e suksesshëm midis dy shteteve tona për përvojat praktike dhe zgjidhjet për tejkalimin e këtij fenomeni. Ai, rikujtoi, gjithashtu, se të dy shtetet kanë pasur edhe angazhim të përbashkët dhe kontribut për sigurinë dhe stabilitetin e kufirit tonë jugor në ballafaqimin me valët me migrantë.

Ambasadori Predan duke e falënderuar për mirëseardhjen e ngrohtë theksoi se miqësinë dhe partneritetin që dy shtetet filluan ta ndërtojnë gjatë ish-shtetit të përbashkët, u përforcuan në periudhën pas pavarësisë së dy vendeve, duke shtuar se marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të sinqerta, pa agjenda të fshehura, të bazuara në besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, këto marrëdhënie sot janë të përkryera dhe pa çështje të hapura, që është një thesar i veçantë i çmuar.

Ambasadori Predan theksoi, gjithashtu, se për këtë gjë kontribuuan kontaktet e pasura ekonomike, kulturore dhe kontaktet e tjera si në nivel shtetëror, ashtu edhe ato midis njerëzve. Ai shtoi se mbi njëmijë studentë maqedonas çdo vit arsimohen në universitetet sllovene, kurse lidhjet midis gjeneratave më të reja janë një garanci më e madhe për bashkëpunimin tonë të ardhshëm dhe kapitalin e paçmueshëm që duhet të vazhdojmë ta kultivojmë.

Ambasadori Predan e shprehu bindjen e vet se Republika e Sllovenisë edhe mandej do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe me njohuritë dhe përvojën e vet do ta ndihmojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, “Ne ishim mbështetës të fuqishëm të anëtarësimit tuaj në NATO dhe jemi mbështetës të fuqishëm të fillimit sa më të shpejtë të negociatave tuaja me BE-në. Së bashku me kolegët e mi në ambasadë, do të përpiqem që mbështetja sllovene për këto qëllime kryesore t’i ndjekë dëshirat dhe pritjet tuaja.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...