Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar kosovar, Florian Qehaja

3 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja.

Në ceremoninë solemne, Presidenti Pendarovski i uroi mirëseardhjen ambasadorit Qehaja dhe shprehi pritjen se angazhimi i tij profesional do të kontribuojë në pasurimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve tona.

“Do të dëshiroja t’ju bind se e vlerësojmë veçanërisht angazhimin dhe interesin për bashkëpunim në pjesën e proceseve eurintegruese dhe realizimin e aspiratave evropiane për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, si dhe prioritetet strategjike të dy vendeve tona. Ju bind se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë e gatshme dhe në dispozicion që t’Ju ndihmojë në angazhimet Tuaja në procesin e integrimit të vendit Tuaj, si dhe për përparime të tjera në planin e politikës së jashtme, sidomos në pjesën e përparimit të bashkëpunimit rajonal”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në fjalën përshëndetëse dhe shprehu njëkohësisht gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Ambasadori Qehaja theksoi se do të jetë tërësisht i përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, para së gjithash në përparimin e shkëmbimit tregtar.

“Të dy shtetet tona po ballafaqohen me sfida në arritjen e qëllimit që të bëhen anëtare të BE-së, nga aspekte të ndryshme, pa marrë parasysh lodhjen e përkohshme si rezultat i proceseve të gjata, megjithatë nuk do të dekurajohemi”, rekomandoi ambasadori i sapoemëruar kosovar.

Duke falënderuar për mbështetjen e deritanishme nga vendi ynë, Qehaja tha se Kosova edhe në të ardhmen pret mbështetje të përforcuar për përmbushjen e qëllimeve strategjike në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Do të na nevojitet sidomos mbështeta e zëshme dhe e fuqishme publike nga Republika e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet tona që të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës, si dhe për ambicien tonë të bëhemi pjesë e Partneritetit për paqe dhe më vonë pjesë e NATO-s”, tha ambasadori në fjalim.

Qehaja tha se do të angazhohet aktivisht për zmadhimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje dhe për përforcimin e besimit me qëllim të minimizimit të rreziqeve dhe kërcënimeve të përbashkëta të sigurisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....