Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të El Salvadorit

19 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së El Salvadorit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ektor Enrike Haime Kalderon, me seli në Ankara.

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të lerave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se të dy shtetet në periudhën që vijon do t’i intensifikojnë kontaktet me qëllim të gjetjes së formave të reja për përparim të marrëdhënieve të ndërsjella, si në plan bilateral ashtu edhe në plan multilateral.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si faktor aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, kushton vëmendje të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet nga Amerika Qendrore dhe Jugore – rajon me mundësi të mëdha të jashtëzakonshme dhe perspektiva të theksueshme zhvillimore”, tha në fjalim Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Kalderon theksoi se El Salvadori është i hapur për bashkëpunim të afërt me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dobi të interesave tona të përbashkëta dhe prosperitetit të popujve tanë, nëpërmjet përforcimit të lidhjeve diplomatike, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

“Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të përforcohen me kalimin e kohës dhe se angazhimet tona për zhvillim do të na mundësojnë t’i bashkojmë përpjekjet me qëllim të arritjes së rezultateve të ndërsjella të dobishme për popujt tanë“, tha ambasadori i sapoemëruar në fjalën e tij.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e El Salvadorit i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1996.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....