Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së Guineja Bisausë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Moskë, Alfredo Kristovo Gomes Lopes.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se ambasadori me angazhimin dhe përvojën e vet diplomatike do të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit, me inicim të përmbajtjeve dhe formave konkrete.
“Në periudhën që vjen, duke e intensifikuar dialogun politik midis dy vendeve, jemi të gatshëm që t’i shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim si në sferën e ekonomisë ashtu edhe në sferën e kulturës, artit, arsimit dhe shumë fusha të tjera ku mund të kemi interes të përbashkët”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.
Ambasadori i sapoemëruar Gomes Lopos theksoi se Republika e Guinesë Bisausë është shtet në zhvillim të hershëm dhe shprehu pritjen për vendosjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë në dobi të të dyja palëve dhe në interes të ndërsjellë të popujve tanë.