Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kanadasë, Norman

11 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të Xhajls Norman, ambasadorit të sapoemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedoninë e Veriut dhe Kanadanë i lidh tradicionalisht miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Duke shënuar 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë, marrëdhëniet bilaterale, siç tha Presidenti Pendarovski, u përforcuan mandej me aleancën në NATO.

“Bashkëpunimi bilateral dhe multilateral dhe partneriteti ynë bazohen në shkëmbimin e vlerave të demokracisë, si dhe të vizionit për ndërtimin e botës më të drejtë dhe më inkluzive. Kanadaja për ne ka qenë vend i tolerancës, i dallimeve dhe respektit ndaj të gjithë njerëzve, që na bën edhe më të afërt si dy shtete, edhe pse gjeografikisht të largëta”, tha Presidenti Pendarovski.

Duke i uruar ambasadorit Norman sukses në zbatimin e obligimit diplomatik, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet në linjë të lartë në shumë sfera të interesit të përbashkët, me fokus në përparimin e relacioneve ekonomike.

“Në këtë kuptim, kontribut të vet jep dhe diaspora e shumtë me prejardhje nga shteti ynë, e cila është urë shtesë për përforcimin e komunikimit tonë të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të përparuar në kulturë, arsim, shkencë dhe teknologji”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Xhajls Norman theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja kanë karakteristika të shumta të përbashkëta të cilat i bashkojnë të dy vendet, midis të cilave është edhe dallimi.

“Edhe Maqedonia e Veriut edhe Kanadaja kanë trashëgimi të pasur etnike, fetare dhe gjuhësore. Pranimi i dallimeve i bën shtetet tona më të fuqishme. Duke i shkëmbyer përvojat tona, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja mund të mësojnë nga njëra-tjetra mbi faktin se si mund të kontribuojë dallimi mbi përfshirjen dhe bashkësinë”, tha ambasadori Norman.

Ambasadori Norman theksoi se karakteristikë e përbashkët për të dyja vendet është përkushtimi ndaj barazisë midis burrave dhe grave, si dhe dëshira që të ndërtohet një ekonomi më e fuqishme nëpërmjet shkëmbimit tregtar dhe investimeve.

“Me rëndësi thelbësore për bashkëpunimin tonë ekonomik është klima e biznesit ku respektohet sundimi i të drejtës dhe ku investitorët e huaj janë të mbrojtur nga vendimet arbitrare. Zmadhimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë pjesë e rëndësishme e mandatit tim”, përfundoi ambasadori Norman.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...