Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Luksemburgut, Mark Hubsh

13 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Luksemburgut, Mark Hubsh, të Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Luksemburg.

Presidenti Pendarovski në fjalimin në këtë ceremoni të dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se në historinë pothuajse prej tri dekadash të marrëdhënieve diplomatike, me përpjekje të përbashkëta Dukata e Madhe e Luksemburgut dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie politike dinamike dhe nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha.

Presidenti e shprehu interesin dhe përgatitjen për intensifikim dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit të përbashkët në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, para së gjithash, intensifikimin e bashkëpunimit në planin ekonomik. Duke thënë se Luksemburgu është end themelues i Bashkimit Evropian dhe një nga përfaqësuesit më të zëshëm të procesit të zgjerimit, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim të veçantë që Luksemburgu përfaqëson gjithmonë qëndrim optimizmi në diskutimet në takimet e Këshillit të BE-së për dosjen e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori i Luksemburgut, Mark Hubsh në fjalën e vet shprehu bindjen se ekziston potencial për përmirësim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, para së gjithash, në ekonomi. Ai tha se Luksemburgu, si qendra më e madhe e fondeve investuese në Evropë dhe lider novacionesh në lidhje me financat e gjelbra, mund të luajë përfundimisht një rol të rëndësishëm në atë aspekt.

Ambasadori Hubsh e riafirmoi mbështetjen e palëkundshme të Luksemburgut për perspektivën për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se procesi i zgjerimit është investim në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ai rekomandoi që anëtarët aspirantë duhet t’i përforcojnë përpjekjet e veta reformuese, sidomos në fushën e sundimit të të drejtës, në përputhje me natyrën e procesit të aderimit të bazuar në merita dhe me ndihmë të BE-së.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi sukses ambasadorit Hubsh në zbatimin e këtij misioni të rëndësishëm diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...