Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson

27 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson.

Në ceremoninë solemne, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke vlerësuar se Mbretëria e Bashkuar kishte rol të rëndësishëm në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si demokraci evropiane.

“I vlerësojmë sidomos marrëdhëniet e fuqishme partnere të cilat i kultivojmë në suazat e NATO-s, sidomos në kohën kur po ballafaqohemi me sfida serioze globale të sigurisë. Ju bind se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë aktivish në të gjitha proceset e ardhshme paqësore si vend aleat dhe partner i NATO-s, kurse në interes të mirëqenies së kontinentit evropian dhe më gjerë”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë ceremoni ambasadori Loson theksoi se marrëdhëniet midis dy shteteve janë me të vërtetë të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar.

“E zmadhojmë mbështetjen tonë dhe për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin me qëllim që t’i mbështesim përpjekjet tuaja për ndërtim të prosperitetit në fqinjësi të sigurt dhe stabile. Suksesi në këto fusha do të jetë, gjithashtu, në dobi të Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës si tërësi”, tha ambasadori Loson.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Loson ushtrim të suksesshëm të misionit të rëndësishëm diplomatik.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...