Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Argjentinase

6 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Alfredo Nestor Atanasof, ambasadori i sapoemëruar i Republikës Argjentinase në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski tha se të dy shtetet edhe pse gjeografikisht janë larg, ndajnë vlera të njëjta për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe multilateralizmin, me fokus të fuqishëm në zhvillimin integral njerëzor.

Duke theksuar se vitin e kaluar edhe këtë vit bota u ballafaqua me krizën më të madhe shëndetësore, gjatë së cilës, pandemia na dëshmoi se shtetet nuk mund të ballafaqohen tërësisht me virusin nëse mungon solidariteti ndërkombëtar dhe bashkëpunimi i fuqishëm, Presidenti Pendarovski rekomandoi se asnjë vend nuk mund të shpëtojë vetë, por të gjithë së bashku dhe solidarë.

“Si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut, u jep rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, për të mirën e popujve tanë, sigurim dhe përforcim të paqes në botë, si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të prosperitetit ekonomik”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme për zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë.

Ambasadori Atanasof theksoi se nga vendosja marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve në vitin 1999 janë ndërtuar marrëdhënie të përkryera bilaterale të cilat bazohen mbi interesat dhe vlerat e përbashkëta me përkushtim të fuqishëm që të kontribuojnë bashkërish në krijimin e një bote më kooperative, të sigurt dhe me prosperitet. Ai shtoi se bashkëpunimi i përbashkët në suazat e organizatave ndërkombëtare është një nga arritjet kryesore të të dy vendeve.

Duke vlerësuar se ndërtimi i lidhjeve midis dy vendeve është i mundshëm falë marrëdhënieve të afërta të të dy popujve, ambasadori Atanasof theksoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës, sidomos në fushën e letërsisë me veprat e përkthyera të shkrimtarëve argjentinas nga përkthyesit maqedonas.

“Jam e bindur se argjentinasit dhe maqedonasit do të mund t’i përforcojnë edhe mandej lidhjet tona edhe në fusha të tjera relevante, siç janë ekonomia dhe tregtia, dhe në këtë kuptim, ambasada argjentinase është e përgatitur tërësisht të hulumtojë dhe të ndërmarrë aktivitetet të dobishme të përbashkëta për të dy vendet”, tha ambasadori Atanasof.

Presidenti Pendarovski ambasadorit të sapoemëruar i uroi sukses në kryerjen funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....