Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Finlandës, Niklas Lindkvist

21 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Niklas Lindkvist, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd.

Në fjalim gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga marrëdhëniet e përkryera bilaterale dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm midis dy vendeve, që zhvillohet në shpirtin e miqësisë dhe partneritetit tradicional dhe tha se ekziston potencial dhe hapësirë e pashfrytëzuar për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve. Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen parimore dhe të përhershme nga Republika e Finlandës për nevojën për rrumbullakosje urgjente të të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se në suazat e kornizës së pasur bilaterale të bashkëpunimit, mbetemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e raporteve të fuqishme partnere edhe në suazat e NATO-s, duke e përgëzuar anëtarësimin e Finlandës si anëtarja e 31 në NATO. Presidenti shprehu edhe urime për kandidaturën finlandeze për kryesues të ardhshëm të OSBE-së për vitin 2025 dhe shprehu gatishmërinë për shkëmbim të përvojave nga kryesimi ynë.

Ambasadori i Republikës së Finlandës, Niklas Lindkciskt në fjalën e tij shprehu përkushtimin e vet për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe paralajmëroi mbajtjen e një evenimenti nordik në Shkup më 13 dhjetor me rastin e festimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ambasadori finlandez shprehu se mbështetje e Maqedonisë së Veriut për aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO është vlerësuar shumë dhe shprehu shpresë për gjetjen e mënyrave të reja për bashkëpunim në këtë sektor, tani kur të dy shtetet janë anëtare në Aleancë.

AmBasadori Lindkvist, duke theksuar se Finlanda është mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së, tha se me momentin e ri në zgjerim dhe propozimin për Plan Zhvillimi për Ballkanin Perëndimor, shpreson për një përparim real në rrugën aderuese në BE të të gjitha vendeve kandidate, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit finlandez Niklas Lindkvist zbatim të suksesshëm të funksionit të tij të rëndësishëm, fisnik dhe të përgjegjshëm dhe shprehu shpresën se angazhimi i tij aktiv do të lërë gjurmë të përhershme në mbindërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe në bashkëpunim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit