Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të Nuncit të sapoemëruar Apostolik, kryeipeshkëv Luciano Suriani

27 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të kryeipeshkëvit Luciano Suriani, Nuncit të sapoemëruar Apostolik të Selisë së Shenjtë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë solemne Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, duke i vlerësuar si reflektim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të sinqertë, të riafirmuara gjatë vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, në maj të vitit 2019.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, në të kaluarën e vet historike, me përvojën e vet autentike dhe të përditshme të bashkëjetesës dhe tolerancës dhe me pozitën e vet bashkëkohore, si anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare, jep tërësisht kontributin e vet në ndërtimin e mirëkuptimit dhe respektimit të kulturave nga e gjithë bota. Përcaktimi i tillë do të jetë edhe një urë në marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, tha Presidenti Pendarovski.

Në fjalën e vet, Nunci Apostolik Suriani shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit në Maqedoninë e Veriut.

“Nga ana ime do të angazhohem tërësisht që t’i përforcoj dhe thelloj marrëdhëniet tashmë të etabluara mirë që i kemi midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut” tha Nunci Apostolik Suriani në fjalën e tij.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi kryeipeshkëvit Suriani ushtrim të suksesshëm të funksionit të përgjegjshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...