Presidenti Pendarovski i priti organizatorët e evenimentit ndërkombëtar sportiv Ohrit Ultra Treil 2021

28 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e ekipit organizator të evenimentit ndërkombëtar sportiv Ohrid Ultra Treil 2021.

Organizatorët theksuan se ky eveniment sportiv, i cili fokusohet në shfrytëzimin e qëndrueshëm të shtigjeve ekzistuese alpiniste dhe pyjore në kufijtë e Parkut nacional “Galiçica” është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit. Por do t’i nxitë, njëkohësisht, edhe veprimtaritë e tjera që t’ua promovojnë shërbimet e veta pjesëmarrësve dhe turistëve.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për Ohrid Ultra Treil 2021, duke thënë se përveç dimensionit sportiv, ai kontribuon edhe në promovimin ndërkombëtar të Parkut nacional “Galiçica” dhe të qytetit të Ohrit.

Duke e vërtetuar përpjekjen për afirmim të të gjitha aktiviteteve sportive në vend, si faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme, Presidenti Pendarovski theksoi se Ohrid Ultra Treil 2021 ka potencial t’i përfshijë dhe t’i bashkojë të gjitha segmentet e shoqërisë, madje edhe në kushte të pandemisë globale të kovid-19.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se pandemia do të zvogëlohet së shpejti dhe se ky eveniment ndërkombëtar sportiv do të mbahet në përputhje me programin e parashikuar, sipas të cilit duhet të marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 30 vende.

Ohrid Ultra Treil do të mbahet për të tretin vit me radhë në Parkun nacional “Galiçica” dhe në rajonin e Prespës dhe Ohrit. Ky eveniment në ultra-vrapim malor, që duhet të mbahet nga 14 maji deri më 16 maj vitin e ardhshëm, përfshin 4 gara në distanca prej 107 km, 66 km, 40 km dhe 20 km.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....