Presidenti Pendarovski i priti përfaqësuesit e Armatës të cilët morën pjesë në ballafaqimin me pandeminë e kovid-19

30 Prill 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në “Vilën Vodno” i priti përfaqësuesit e Armatës, të cilët morën pjesë në ballafaqimin me pandeminë kovid-19.

Bëhet fjalë për përfaqësues të Armatës, të angazhuar në Dibër, Qendër Zhupë dhe në Kumanovë, në rajonet e krizës në kufirin verior dhe jugor dhe në sigurimin e objekteve që ishin për vendosje në karantinë.

Përfaqësuesit e Armatës në bisedën me Presidentin Pendarovski treguan një pjesë të përvojave, duke e informuar për bashkëpunimin e përkryer me popullatën lokale gjatë angazhimit të tyre në këta dy muajt e kaluar. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që asnjë nga përfaqësuesit e Armatës nuk u infektua me kovid-19  gjatë ushtrimit të detyrës në rajonet e krizës.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për të gjithë përfaqësuesit e Armatës, për mundin e dhënë në ballafaqimin me pandeminë e kovid-19 dhe mbështetjen që e japin institucione, sidomos Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale Presidenti Pendarovski theksoi se përfaqësuesit e Armatës, pa përjashtim, janë gjithmonë midis të parëve që japin ndihmë dhe mbështetje në situata krize, shpesh herë duke ndihmuar edhe në detyra që janë kompetencë primare e institucioneve të tjera. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit tuaj në përmbushjen e detyrave, tha Presidenti Pendarovski, sot, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, kurse Armata gëzon vazhdimisht besimin më të lartë nga qytetarët.

Si Komandant Suprem jam krenar për përpjekjet tuaja altruiste, profesionalizmin e lartë të treguar, disiplinën dhe përkushtimin në këto kushte të vështira. Përgatitja Juaj që të ndihmoni aty ku është më e nevojshme duhet të jeni shembull për të gjithë. Në momentet kur e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë e kovid-19, ju na dëshmoni sa është e rëndësishme që të jemi solidarë dhe të ndihmojmë  njëri me tjetrin. Ju faleminderit për punën tuaj të përkushtuar”, tha Presidenti Pendarovski në takimin me përfaqësuesit e Armatës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...