Presidenti Pendarovski: Lidershipi kërkon guxim, marrje vendimesh, por edhe marrje të përgjegjësisë

18 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në debatin me temë “Lidershipi në politikë, biznes dhe sport: A ka emërues të përbashkët?”, në organizim të Qendrës Presidenciale për Edukim Politika dhe me mbështetje të fondacionit partner “MK2025”.

Duke folur mbi sfidat e pandemisë së kovid-19, Presidenti Pendarovski rikujtoi periudhën kur ishim shteti i vetëm në Evropë me Kuvend të shpërbërë dhe Kabineti i Presidentit ishte i vetmi institucion që funksiononte. Në ato momente, tha, duhet të bisedohet me shumë njerëz dhe të marret vendim.

“Marrja e vendimeve të nxituara është gabim i madh. Duhet të bisedosh me shumë njerëz, të kesh guxim për marrje vendimi dhe për të marrë përgjegjësi. Duhet të dëgjohen ata, të cilët me argumente të kritikojnë më shumë”, tha Presidenti Pendarovski, duke theksuar se nga kjo periudhë ka leksione të cilat duhet të mësohen. Në suazat e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik janë ngritur disa iniciativa për tejkalim të problemeve në funksionimin e sistemit.

“Ne kemi ligje të përkryera në shumë sfera, por me zbatim të dobët. Nuk është lider njeriu i cili udhëheq vetëm në rejtingje. Politikani i cili udhëhiqet nga anketat nuk është lider. E pres me padurim ditën kur të rinjtë nuk do të shqetësohen se cila parti politike është në pushtet, ose cili është Presidenti i shtetit. Ditën, kur sistemi do të funksionojë, thjesht, shkëlqyeshëm, pa dallim se kush është në pushtet”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti tha se i respekton liderët për të cilët flasin veprat e tyre, dhe jo ata që flasin për veten. Të rinjve u rekomandon vendimet e veta t’i marrin vetë, si dhe të mos bien në ndikim të propagandave politike të paguara shtrenjtë.

Debati i sotshëm është pjesë e trajnimit për lidership, biznes dhe sipërmarrje i quajtur “Projekti LIDER” të cilin “MK2025” e organizon në bashkëpunim me Shkollën „Ivey Business School“ nga Kanadaja, në nivel vjetor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....