Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në 70-vjetorin e themelimit të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”

5 Nëntor 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Fakultetin Juridik në Shkup mbajti fjalim në Akademinë solemne, që u mbajt në Akademinë solemne, që u mbajt me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” me mbështetje të Presidentit Pendarovski.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar rektori i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”,

I nderuar dekan i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”,

Të nderuar profesorë, studentë,

Miq të dashur, 

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, si ish-profesor universitar, por, jo më pak si student i mëhershëm i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, ta festoj së bashku me ju, 70-vjetorin jubilar nga themelimi i tij.

Fakulteti Juridik në Shkup është vendosur në themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas. Nga këto aula vijnë njerëzit që kanë marrë pjesë në formimin e arkitekturës juridike, institucionale dhe politike të shtetit. Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” është alma mater e brezave të juristëve, avokatëve, gjykatësve, politologëve, gazetarëve dhe politikanëve të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sistemin tonë juridik dhe politik dhe në përgjithësi, kanë ndikuar mbi zhvillimin demokratik të vendit. Dekada me radhë, debatet mbi tema të rëndësishme shoqërore të Fakultetit Juridik e formuan drejtimin nëpër të cilin ka lëvizur shteti ynë dhe para pavarësisë, por sidomos pas pavarësisë.

Fakulteti është bërthama nga e cila dolën edhe shumë aktivistë të njohur dhe të pranuar mbi të drejtat dhe liritë e njeriut. Deri para dhjetë vjetësh dita e patronatit të Fakultetit Juridik ishte 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.   Si mbartës kryesor i kremtimit të kësaj dite, Fakulteti edhe mandej, çdo vit, na kujton se njeriu nuk ekziston për shtetin, por shteti me të gjitha institucionet, dispozitat dhe politikat e tij është krijuar për njeriun. Dhe se obligimi moral i çdo demokracie bashkëkohore është respektimi i dinjitetit të lindur të çdo njeriu.

Fakulteti Juridik ishte edhe një nga pionierët e reformave arsimore te ne. Nëpërmjet Procesit të Bolonjës, sistemit evropian të transferimit të kredive dhe programit Erazmos+, Fakulteti Juridik u mundësoi studentëve të jenë pjesë e hapësirës unike evropiane, t’i thellojnë njohuritë e veta dhe të fitojnë shkathtësi të reja në universitete evropiane.

Fakulteti ka një bashkëpunim të frytshëm me një numër të madh të institucionesh të arsimit të lartë në Evropë dhe në botë dhe është anëtar në disa asociacione të rëndësishme ndërkombëtare, midis të cilave janë edhe Rrjeta e fakulteteve juridike të Evropës Juglindore – SEELS që mbi 10 vjet e ka theluar bashkëpunimin akademik rajonal dhe nëpërmjet të cilës Fakultet është përfshirë në projekte të rëndësishme ndërkombëtare kërkimore dhe arsimore.

Duke e pasur parasysh ekzistencën e tij afatgjate si dhe arritjet akademike, Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” u etablua si një lloj standardi në fushën e arsimit të lartë te ne, sidomos në sferën e shkencave shoqërore.

Të nderuar,

Jemi dëshmitarë se koha e re solli edhe sfida të reja, të mëdha edhe në fushën e arsimit. Sfida e parë është  konkurrenca gjithnjë edhe më e theksuar e disiplinave të ndryshme akademike. Në kohën e revolucionit të katërt industrial, gjithnjë edhe më shumë të rinj, jo vetëm te ne por edhe në botë, e shohin të ardhmen e tyre në profesionet që dalin nga shkencat natyrore dhe teknike, dhe jo nga shkencat shoqërore. Pandemia e kovid-19 vetëm e përforcoi bindjen se profesionet e të ardhmes janë në sferën e teknologjive të reja dhe shërbimeve digjitale.

Sfida e dytë është konkurrenca nga fakultetet e tjera, të ngjashme jashtë shtetit. Një pjesë e të rinjve të cilët në shekullin e 21 të cilët përcaktohen të studiojnë shkencat politike, juridike ose komunikologjike vendosin më letë të studiojnë në universitetet e huaja sesa te ne, para së gjithash, për shkak të hyrjes më të lehtë në tregun e punës.

Mandej, problemi i përgjithshëm dhe rritës i shkaktuar nga valët e shpopullimit nënkupton se në Fakultetin Juridik në Shkup regjistrohen gjithnjë dhe më pak të rinj, sepse të rinjtë po shpërngulen gjithnjë dhe më shumë nga shteti. Problemet shumëvjeçare me trendet zbritëse të investimit në arsimin e lartë, struktura e papunësisë, hiperinflacioni i diplomave, plasmani i ulët i universiteteve tona në listat botërore të renditjes janë, gjithashtu, pjesë e problemit. Por, jam i bindur se një nga arsyet kryesore për uljen e interesit për të studiuar drejtësi, politikë dhe gazetari te ne është pikërisht gjendja në të cilën është shteti juridik dhe hapësira mediatike.

Etnizimi i theksuar i politikës, partizimi i institucioneve dhe shembujt e shpeshtë të privatizimit të interesit publik, dekadat e kaluan çuan në krizë të thellë të besimit të qytetarëve në shtet, në sistemin juridik dhe në media. Gjithnjë edhe më pak të rinj besojnë se vetëm me përkushtim dhe me përpjekje personale do të ngjiten në shkallën e suksesit dhe do të realizohen në kuptimin akademik dhe profesional. Ndërsa kur njerëzit e humbin besimin në sundimin e të drejtës, e humbasin edhe lidhjen më të fuqishme me shtetin e vet.

Të nderuar të pranishëm,

Trashëgimia e madhe e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në vete mbart edhe përgjegjësi të madhe. Që ta ruajë relevancën e vet, Fakulteti duhet t’i adresojë çështjet më të rëndësishme shoqërore të kohës moderne, lidhur me të ardhmen e demokracisë, sundimit të të drejtës, dezinformacionet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Edhe pse është e pakontestueshme se interesi për shkenca shoqërore po zvogëlohet edhe në nivel global, ligjet e mira, politikat publike të bazuara në interesin publik dhe modelet e sundimit demokratik janë dhe mbeten me rëndësi vendimtare.

Si një nga institucionet kryesuese akademike, nga Fakulteti Juridik pritet të përpilojë, propozojë, të shpjegojë dhe të mbrojë publikisht idetë dhe konceptet të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët t’i kuptojnë më mirë përparësitë e sundimit të të drejtës, informimin në kohë dhe të paanshëm dhe në përgjithësi, mbi rëndësinë e menaxhimit të mirë në botën e sotshme globale. Nuk duhet të harrojmë se vitaliteti i demokracisë varet nga vetëdija demokratike e qytetarëve. Prandaj, duhet të fokusohemi me patjetër shumë në promovimin e kulturës së dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe pajtimit qytetar. Që të arrijmë nivelin e demokracisë së pjekur nevojitet të investojmë në arsim themelisht në vlerat demokratike. Besoj se në ndërtimin e shtyllave të asaj kulture të demokracisë te ne, Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” do të japë një kontribut serioz.

Duke pasur parasysh potencialin e tij intelektual dhe politik, nuk kam asnjë dyshim se Fakulteti Juridik mund të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve për shumë sfida bashkëkohore të cilat qëndrojnë në rrugën e ndërtimit të shoqërisë së drejtë të qytetarëve të lirë.

Të nderuar,

Në këtë kuptim, në fund, më lejoni t’jua uroj jubileun e madh dhe t’ju uroj edhe shumë vjet punë të suksesshme.

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit