Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Akademinë solemne të Shën. Savës me rastin e festës së Shenjtorit Sava, Ditës Nacionale të Serbëve

28 Janar 2024 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, mbrëmë mbajti fjalim në Akademinë solemne të Shën. Savës e cila tradicionalisht organizohet me rastin e festës së Shenjtorit Sava, Ditës Nacionale të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Akademia është organizuar nga Qendra kulturore serbe – Shkup, kurse në të mori pjesë dhe mbajti fjalim edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vukiq.

I nderuar President i Republikës së Serbisë,

Të nderuar përfaqësues të bashkësisë serbe në Maqedoninë e Veriut,

Të nderuar të pranishëm,

Miq të dashur,

Kam kënaqësinë e madhe t’ju përshëndes në Akademinë e sivjetshme të Shën. Savës dhe t’ju uroj 27 Janarin – Ditën Nacionale të Bashkësisë Serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i festave të tilla është, nëpërmjet kujtimit të të kaluar, ta bashkojnë dhe ta përgatisin bashkësinë për sfidat e radhës, por edhe për angazhimet drejt të ardhmes. Kështu është edhe me këtë ditë të rëndësishme kushtuar spiritualistit, iluministit dhe ndërtuesit të madh mesjetar serb Shën. Sava. Ai është inspirim për brezat e serbeve që ta kultivojnë identitetin, gjuhën, alfabetin dhe kulturën e vet dhe të krijojnë vlera të qëndrueshme për të ardhmen, madje edhe këtu te ne.

Miq të dashur,

Prioritet suprem i shtetit maqedonas është kultivimi i bashkëjetesës në shoqërinë tonë shumetnike, shumëgjuhësore dhe shumëfetare. Si bashkësi e njohur me Kushtetutë dhe e vlerësuar në shoqëri, bashkësia serbe është pjesë e pandashme e mozaikut maqedonas dhe kontribuon aktivisht në ndërtimin dhe në zhvillimin e atdheut tonë të përbashkët maqedonas. Midis nesh. Këtë mbrëmje, janë një pjesë e përfaqësuesve të shumtë të shquar të bashkësisë serbe, të cilët e pasurojnë jetën tonë shoqërore, shkencore, kulturore, sportive dhe politike. Ju faleminderit për angazhimin tuaj dhe ju inkurajoj të vazhdoni të jepni më të mirën nga vetja për të mirën e atdheut tonë të përbashkët.

Marrëdhënie cilësore ndëretnike i plotësojnë edhe marrëdhëniet e mira midis dy shteteve tona mike. Maqedonia e Veriut dhe Republika e Serbisë konfirmojnë se edhe në Ballkan, marrëdhëniet bilaterale mund të ndërtohen me respektim të ndërsjellë, pa trysni dhe pa kushtëzime. Shembuj për këtë ka shumë edhe simbolikë edhe praktikë.

Para dy vjetësh ishim dëshmitarë të rindërtimit të unitetit eukaristik midis Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe Kishës Ortodokse Serbe. Edhe pse, edhe Maqedonia edhe Serbia janë të përcaktuara me Kushtetutë si shtete laike, megjithatë, kishat ortodokse gjatë gjithë historisë sonë, si edhe sot, janë të rëndësishme jo vetëm për identitetin shpirtëror të të krishterëve ortodoksë por edhe për identitetin kulturor të popullit maqedonas dhe serb. Republika e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë qëndrim konstruktiv ndaj nesh për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, dhe i falënderoj për këtë gjë.

Kjo ngjarje historike jo vetëm që i uli tensionet në atë segment të marrëdhënieve tona të ndërsjella por edhe e hapi mundësinë për festim të festës më të madhe maqedonase, 2 Gushtit – Ilindenit, në vvendin ku është formuar shteti bashkëkohor maqedonas – në Manasirin “Shën. Prohor Pçinski”.

Mbështetja e ndërsjellë nuk është vetëm simbolike por është edhe konkrete dhe ajo vjen në dukje edhe në momentet e fatkeqësive elementare, krizave dhe sfidave të tjera serioze, siç ishte ndihma në fillim të procesit të vaksinimit në kulmin e pandemisë.

Marrëdhënia e tillë nuk duhet të na habisë. Populli maqedonas dhe ai serb kanë histori dekadore të bashkëjetesës, duke përfshirë edhe atë në një ish-shtet të përbashkët. Nga respektimi i ndërsjellë u zhvilluan edhe lidhje personale miqësore dhe familjare të cilat janë me breza me radhë. Në këtë kontekst, bashkësia maqedonase në Republikën fqinje të Serbisë dhe bashkësia serbe në Maqedoninë e Veriut janë një urë stabile e miqësisë midis dy shteteve.

Të nderuar të pranishëm,

Fqinjësia e mirë, e bazuar në respektimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në baza të barabarta, është alternativa e vetme e proceseve retrograde dhe e retorikës së vjetërsuar e cila, për fat të keq, gjithnjë dhe më shumë po dëgjohet në rajonin tonë.

Në kushte të krizave të shumëfishta dhe të sfidave të sigurisë në Evropë, por edhe në nivel global, Ballkanit Perëndimor në vend të riciklimit të miteve anakronike të shekullit të 19-të në këtë dekadë të tretë të shekullit të 21 i nevojiten reforma demokratike, zhvillim i përshpejtuar ekonomik dhe lidhje infrastrukturore.

Në Ballkan ka kohë që ka ardhur koha për zgjidhjen e problemeve të përditshme dhe të nevojave reale të njeriut të thjeshtë. Kërcënimi më serioz afatgjatë i sigurisë për shtetet e rajonit është të mbetemi pa të rinjtë tanë. Nëse duam qytetarët tanë të mos shpërngulen gjithandej nëpër Evropë dhe nëpër botë, duhet të ndërtojmë shoqëri inkluzive dhe të drejtë të mirëqenies ku njerëzit do të duan të jetojnë dhe të formojnë familje. Kurse këtë gjë do ta arrijmë nëse punojmë në lidhjen e ndërsjellë dhe në integrimin tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane të popujve.

Të dashur miq,

Kjo Akademi tradicionale e Shën. Savës është edhe një mundësi, që në mënyrë simbolike t’i konfirmojmë qëllimet tona të mira dhe të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi midis dy shteteve tona mike, duke e ndryshuar imazhin shekullor të rajonit tonë nga problematik në pjesë me prosperitet në Evropën e Bashkuar.

Më lejoni, në emër të të gjithë qytetarëve maqedonas t’ju  uroj Ditën Nacionale të Serbëve dhe t’ju dëshiroj shumë paqe, gëzime dhe shpresë.

Gëzuar për shumë vjet 27 Janarin – Ditën e Shenjtorit Sava.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...