Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në evenimentin “Zyra dypalëshe për bashkëpunim rinor mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”

31 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbajti fjalim në evenimentin “Zyra dypalëshe për bashkëpunim rinor mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, në organizim të Lidhjes Rinore nga Krusheva në partneritet me UNESKO-n Klubin Rinor nga Selaniku dhe Fondacioni Fridrih Ebert- zyra Shkup dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Punë të Jashtme dhe Ambasadën e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Në eveniment u promovua nisma për hapjen e Zyrave dypalëshe për bashkëpunim rinor mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ku pritet që me hapjen të rritet bashkëpunimi si dhe të bëhen aktivitete të përbashkëta për nevojat e të rinjve nga të dyja vendet.

Në vazhdim është teksti integral i fjalimit të presidentit Pendarovski.

Të nderuar përfaqësues të organizatave joqeveritare rinore,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,

Mysafirë të nderuar,

Miq të dashur,

E kam privilegjin të drejtohem në këtë ditë veçantë dhe të rëndësishme. Sot me eveniment kulturor paralajmërohet hapja e Zyrave dypalëshe për bashkëpunim rinor mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë që, kuptohet, është një hap i jashtëzakonshëm për rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve të të dy shteteve. Praktikisht, e gjithë kjo është një lloj produkti nga Marrëveshja e Prespës, marrëveshje me të cilën i shmangëm barrierat politike që i preknin marrëdhëniet tona dhe njëkohësisht paraqet rrjedhë natyrore dhe normale e bashkëpunimit që duhet të ekzistojë mes dy vendeve fqinje.

Me këtë rast, dua të theksoj që edhe krahas çështjes së hapur të marrëdhënieve tona në të kaluarën, qytetarët e të dy shteteve, e sidomos të rinjtë, nuk kishin problem të komunikojmë, bashkëpunojnë dhe të realizojnë projekte të përbashkëta. Ndëekaq, organizatat që janë bartës të evenimentit të sotëm- Lidhja Rinore Krushevë dhe UNESKO, klubi rinor nga Selaniku, tashmë dhjetë vite kanë projekte dhe ngjarje të përbashkëta. Nuk mundem e të mos e përmend shembullin me zotëri Babis Papajonau nga klubi rinor UNESKO nga Selaniku, i cili tashmë 15 vite është i lidhur profesionalisht me vendin tonë në role të ndryshme dhe është mbështetës i vazhdueshëm dhe pjesëmarrës në proceset lidhur me politikat rinore, punën rinore, lansimin e kartës rinore kohëve të fundit dhe shumë nisma tjera. Pikërisht zoti Papajonau është edhe koordinator i projektit nga pala greke. E tërë kjo flet për ekzistimin e lidhjeve të thella dhe të fuqishme, që krahas përkushtimit profesional, vizionit dhe përpjekjeve të përbashkëta për përparim dhe sukses në rajon, shndërrohen në miqësi të thella dhe të sinqerta.

Të nderuar,

Për fat të keq, edhe më tej ekzistojnë njerëz nga të dyja anët e kufirit, mes tyre kuptohet edhe të rinj, që kanë paragjykime për vendin fqinj dhe që thjesht nuk kanë pasur rast të njihen me jetën dhe përditshmërinë e palës tjetër, të shoqërohen me moshatarët e tyre, të këmbejnë mendime dhe ide. Prej këtu, nisma për hapjen e Zyrave dypalëshe për bashkëpunim rinor mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë është ide për projekt që do ta rris bashkëpunimin si dhe të bëhen aktivitete të përbashkëta për nevojat e të rinjve nga të dyja vendet. Me këtë, dukshëm do të kontribuohet për rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë si dhe tejkalimin e perceptimit negativ dhe stereotipeve, që janë si rezultat i mungesë shumëvjeçare të informacioneve të vërteta. Shumë të rinj, pikërisht nëpërmjet kësaj nisme, për herë të parë do të kenë rastin të shoqërohen me moshatarët e tyre dhe drejtpërdrejtë të dëshmojnë se ndajnë interesa, vizione dhe probleme të përbashkëta.

Miq të dashur,

Dua t’ju vërtetojë që prezenca ime në fillim të kësaj nisme do të thotë mbështetje e plotë për aktivitetet e të rinjve  dhe sidomos mbështetje për projektet që kontribuojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të korit diplomatik tregon se sa nismat dypalëshe janë të rëndësishme jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, por edhe për mbarë rajonin. Besoj që më në fund vijnë kohëra kur do të kushtojmë shumë vëmendje, kujdes dhe përgjegjësi ndaj të rinjve sepse ata e meritojnë. Votimi i Ligjit për pjesëmarrje dhe politika rinore në parlamentin e Maqedonisë para 15 ditë më jep të drejtën të shpresoj që viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime pozitive në këtë drejtim.

Më lejoni që në fund t’ju uroj eveniment të suksesshëm, ndërsa mysafirëve nga Republika e Greqisë t’ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në kryeqytetin tonë. Shihemi së shpejti në hapjen e Zyrave dypalëshe për bashkëpunim rinor mes shteteve tona.

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...