Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020” në Bratislavë

8 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020” në Bratislavë, me temë “Ballkani perëndimor pas kovid-19”

Duke e theksuar raportin e Komisionit Evropian të vitit 2016 ku vendi ynë ishte vendosur si “shtet i robëruar”, Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet theksoi se tani Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e NATO-s dhe në prag të fillimit formal të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut është tërësisht e përgatitur për fillimin e bisedimeve. Gjithashtu, siç tha Presidenti Pendarovski, “nuk presim një bllokadë të re, kësaj here, nga Republika e Bullgarisë”, duke shtuar se nga mesi i këtij muaji është paraparë një takim i ri i Komisionit maqedonas-bullgar për çështjet historike dhe arsimore.

“Ashtu siç zgjidhi Marrëveshja e Prespës një problem prej shumë dekadash, besoj se në frymën e Marrëveshjes për miqësi dhe politikë të mirë fqinjësore, Republika e Bullgarisë nuk do të jetë shkak për një dëshpërim të ri për të gjithë ne. Sepse nëse ndodh kjo, pakënaqësia te qytetarët tanë dhe te politikanët tanë do të jetë e madhe”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

“Pikërisht këto ditë, Bashkimi Evropian e dëshmoi solidaritetin e vet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur vendimin e BE-së që të japë 9 miliarda euro në suazat e pakos ekonomike-zhvillimore për shtetet e vendit tonë.

Duke folur mbi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Presidenti Pendarovski theksoi se do ta mbështesë vendimin e dy vendeve, sido që të jetë ai, deri në momentin kur ai vendim kontribuon mbi stabilitetin rajonal dhe nuk i prek të drejtat sovrane të shteteve fqinje.

“Roli im kryesor si president shteti është t’i mbroj interesat nacionale të shtetit tim. Prandaj kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare çfarëdo zgjidhjeje që të arrijnë Beogradi dhe Prishtina të përmbajë garanci për stabilitetin rajonal. Për të mirën e të gjithë rajonit, gjithsesi do të dëshironim sa më shpejt të arrihet marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës”, konkluoi Presidenti në fjalimin e vet në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK2020”.

I pyetur mbi iniciativën “Mini Shengen”, presidenti Pendarovski e përsëriti se e mbështet sepse është ide autentike e shteteve tona dhe do të kontribuojë në bashkëpunimin ekonomik në rajon dhe në krijimin e tregut rajonal. Gjithsesi, qëllimi përfundimtar është integrimi i tërësishëm në Bashkimin Evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit