Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Forumin vjetor të “Iniciativës së Vjenës”

24 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim para pjesëmarrësve në Forumin vjetor të “Iniciativës së Vjenës” organizator i të cilës është Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin përshëndetës Presidenti Pendarovski tha se ky forum i Iniciativës për koordinim i Bankës Evropiane mbahet në kohën e krizave të shumta dhe të ndërlidhura që përforcohen midis tyre.

“Pandemi dhe invazionit rus i Ukrainës shkaktoi recesion, krizë energjetike dhe tronditje të çmimeve në tregjet globale. Borxhi publik dhe inflacioni po vazhdojnë të zmadhohen, kurse po thellohet edhe pabarazia midis shteteve dhe në shtetet. Këto sfida na ballafaqojnë me dilemën si të ruajmë stabilitetin financiar në epokën e pasigurisë së madhe”, theksoi Presidenti, duke shtuar se për zgjidhjen e çdo krize nevojitet koordinim dhe bashkëpunim.

“Edhe gjatë krizës financiare globale të vitit 2009 edhe gjatë krizës evropiane të borxhit, “Iniciativa e Vjenës” me shumë përgjegjësi, kontribuoi për ruajtjen e kredibilitetit të sistemit financiar dhe bankar. Stabiliteti financiar i Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore lidhet natyrshëm me stabilitetin e sistemit më të gjerë financiar evropian dhe ndërkombëtar. Si rrjedhim, “Iniciativa e Vjenës” është roje e atij interesi të përbashkët për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Ai shprehu pritjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë garanci e stabiliteti dhe parashikimit, sepse vetë së bashku mund t’i tejkalojmë krizat, t’i përdorim përfitimet nga digjitalizimi, të përshtatemi me Agjendën e gjelbër dhe në këtë mënyrë të ndërtojmë sisteme financiare dhe ekonomike që do të jenë shumë më të qëndrueshme ndaj tronditjeve potenciale.

“Iniciativa e Vjenës” është kornizë ndërkombëtare për bashkëpunim për ruajtjen e stabiliteti financiar në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Në Forumin e sivjetshëm marrin pjesë guvernatorë të bankave qendrore nga EQJL dhe përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane Investuese, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të sektorit bankar. Tema të forumit janë lëvizjet aktuale ekonomike në rajon, sfidat me të cilat ballafaqohen bankat qendrore në kushtet makroekonomike të pasigurisë së lartë ekonomike dhe gjeopolitike, si dhe ndryshimet strukturore me të cilat duhet të ballafaqohet sistemi financiar, para së gjithash në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe pranimin e arritjeve të reja teknologjike dhe të digjitalizimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...