Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në hapjen solemne të SKOMRAHI-t 2022

2 Nëntor 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëmje në Teatrin e dramës në Shkup mbajti fjalim në hapjen solemne të Takimeve të 30-ta ndërkombëtare të studentëve të akademive dhe fakulteteve të arteve dramatike SKOMRAHI 2022, që me mbështetje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbështetin nga 1 deri më 5 nëntor.

Të nderuar miq, studentë, profesorë, artistë,

E dini më misë se unë se teatri është fushë e artikulimit më të moçëm të çdo virtyti apo të mete njerëzore, si dhe të emocioneve, dhimbjeve, gëzimeve apo hidhërimeve të tij më të thella. Kurse skena teatrale është hapësirë në të cilën secili prej nesh ballafaqohet me të vërtetën për veten dhe për botën, sado e pakëndshme që të jetë ajo.

Që nga kohët e lashta, detyra e situatës së dramës është të dëshmojë qëndrim dhe të pozicionohet ose ndaj anomalive shoqërore ose në raport me pikat e dobëta të intimes njerëzore. Por, funksioni më i rëndësishëm i këtij arti specifik është ta interpretojë botën si proces të hapur me shumëllojshmëri nuancash në vetvete, si dhe t’i parashtrojë çështjet në një diskurs kritik, të cilat skena politike, për dallim nga ajo teatrale shpeshherë dëshiron të heshtë.

Ky është roli themelor, emancipues i teatrit, të dëshmojë qëndrime pa frikë dhe nëpër format aktuale estetike të jetë zëri i atyre të margjinave. Mjeshtrit nëpërmjet veprimeve dramatike në teatër dinë si t’i artikulojnë profesionalisht temat kryesore civilizuese, sepse janë në kërkim të vazhdueshëm të rrugës së vërtetë për hapjen e pyetjeve, që është shumë më e rëndësishme sesa mbyllja e tyre.

Pikërisht në këtë kontekst, me rëndësi të jashtëzakonshme është jeta tridhjetëvjeçare të SKOMRAHI-t tonë, si takim ndërkombëtar i akademive dhe fakulteteve për artet dramatike. Në këto kohë të cilat shpesh karakterizohen me ndarje të paarsyeshme midis nesh, me humbje të substratit të asaj që quhet bashkësi organike, kreative, SKOMRAHI me konceptin e vet, në të cilin bashkohen kultura të ndryshme dhe potenciale kreative të Evropës, janë të domosdoshme.

Dinamike, ngjashëm si artistët udhëtarë, të cilët prej shekujsh e kanë njohur rezistencën e shpirtit mobil nomad janë çelësi për mbijetesën e bashkësisë, zona jonë kreative, e quajtur SKOMRAHI besoj se do të zgjasë që të jetë nxitje për krijimin e gjuhës inovative, teatrale, dramatike dhe të aktorëve. Gjuhë e cila edhe mandej do t’i ndjekë përkufizimet antike, të cilat dëshmojnë se në thelb në veprimtarinë dramatike janë konfrontimi dhe dialogu nëpërmjet të cilëve ngjitemi shkallë më lart në kërkimin e lirisë.

Regjisori që ka vdekur para pak kohe, Piter Bruk, thoshte: “Të jesh me mejnstrimin nuk është shumë e vështirë – batica është e fuqishme dhe është e lehtë të lejojmë të na tërheqë në drejtimin e vet. Ka kuptim të shkohet kundër baticës, edhe pse është shumë e vështirë.”

Të dashur miq,

Ju uroj ditët e konfrontimit të shkëmbimit kreativ dhe artistik, dhe nënkuptohet, lundrim kundër baticës.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....