Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: shkëmbimi rajonal”

20 Tetor 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në Konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: shkëmbimi rajonal” organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën Presidenciale për Edukim Politik.

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndes në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: shkëmbimi rajonal”, e cila organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, Zyra Shkup në bashkëpunim me Qendrën Presidenciale për Edukim Politik.

Pas një viti e gjysmë, ky është evenimenti i dytë mbi këtë temë të rëndësishme në të cilin marr pjesë dhe është shumë mirë që këtë vit forumi kushtuar mbrojtjes së infrastrukturës kritike ka format rajonal në të cilin ekspertë nga kjo fushë, nga Kroacia, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe, kuptohet, edhe nga ne, do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe praktikat më të mira. Sipas meje, pikërisht kjo e dyta, shkëmbimi i praktikave më të mira është segment i rëndësishëm, sepse shtet në rajonin tonë gjenden në faza të ndryshme të procesit të ndërtimit të sistemit gjithëpërfshirës për mbrojtje të infrastrukturës kritike, gjatë së cilit, kuptohet, kanë edhe përvojë shumëvjeçare në shkëmbimin e ligjeve, kurse një pjesë, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut, janë në fazën e përpilimit të legjislacionit të vet.

Ekziston një konsensus i gjerë se mbrojtja e infrastrukturës kritike në të cilën hyjnë të gjitha proceset fizike dhe organizative, të nevojshme për funksionimin normal të shtetit janë detyrë nacionale e rendit të parë. Në vitet e kaluara u ballafaquam me shumë kriza të cilat e çrregulluan seriozisht funksionimin normal të shoqërisë dhe të shtetit. Më nuk parashtrohet pyetja a do të ketë krizë të re, por çfarë krize dhe me çfarë intensiteti do të jetë kriza e ardhme. Koncepti teorik për “shoqërinë në rrezik” i viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, që u shfaq si reagim ndaj katastrofës nukleare në Çërnobil, për fat të keq, sot është realitet në të cilin jetojmë.  Kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia kovid-19 na dëshmoi se edhe spitalet të cilat nuk renditen në institucionet e infrastrukturës kritike të rendit të parë, mund të shndërrohen në institucione të tilla, nëse situata e krizës e kërkon këtë gjë.

Megjithatë, ajo që ndodhi pas uljes së pandemisë në mënyrën më brutale na dëshmoi se sa e rëndësishme është të jemi të gatshëm që t’i mbrojmë objektet dhe sistemet e rëndësisë kritike për funksionim të shteteve dhe shoqërive tona. Kuptohet, këtu flas për agresionin rus mbi Ukrainën e cila në Evropë e riktheu luftën e harruar agresive të një shteti ndaj një tjetri, nga arkivat historikë në realitet.

Sot jemi dëshmitarë se si lufta e llojit konvencional të cilën Rusia e kryen kundër Ukrainës është njëkohësisht edhe luftë hibride kundër pjesës më të madhe të shteteve në Evropë të cilat e dënuan agresionin rus dhe të cilat e ndihmojnë aktivisht Ukrainën që ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial.

Sulmet mbi centralet nukleare në Ukrainë jo vetëm që e çrregullojnë tregun e energjisë elektrike, por janë rrezik real për shkaktim të incidenteve nukleare me pasoja të paparashikuara për jetën e të gjithë kontinentit. Ndryshimet mbi infrastrukturën e gazsjellësit e përkeqësojnë edhe më shumë krizën energjetike, kurse bllokada shumëmujore e porteve kryesore në Detin e Zi në Ukrainë e kanë çrregulluar seriozisht tregun global të ushqimit.

Vite me radhë jemi dëshmitarë të sulmeve hakere mbi sistemet kryesore kompjuterike të shumë shteteve në rajon nda individë dhe grupe të sponzoruar nga shteti. Lloji i tillë i luftërave në epokën e digjitalizimit të përshpejtuar çon në paralizë parciale apo të tërësishme të transportit, sistemit bankar, sistemit shëndetësor, si dhe në pengim të punës së shumë agjencive shtetërore të cilat janë kritike për funksionimin e rregullt të shtetit. Lloji i tillë, në thelb, terrorizëm i sponsoruar shtetëror, në disa situata mund të shkaktojë madje edhe dëm më të madh sesa sulmet klasike ushtarake.

Të nderuar të pranishëm,

Në konferencën e vitit të kaluar kushtuar të njëjtës temë theksova se na nevojitet qasje sistematike pa improvizime në rregullimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike. Më gëzon fakti që në suazat e Ministrisë së Mbrojtjes tashmë po punohet aktivisht mbi ligjin e parë të infrastrukturës kritike në Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj se për një kohë të shkurtër propozim-ligji do të hyjë në procedurën e Kuvendit. Konsideroj se në procesin e bashkëpunimit të ligjit, do të jetë shumë e rëndësishme këmbëngulja që të vendoset një sistem gjithëpërfshirës ku do të anashkalohet dyfishimi i panevojshëm i resurseve, paralelizmi apo përputhja e kompetencave, gjë që mund vetëm ta pengojë ose ta bëjë sistemin inert në momente kritike.

Gjithashtu, duke pasur parasysh shkallën e ndikimit mbi funksionimin normal të të gjitha nënsistemeve vitale në shtet, mendoj se është me rëndësi kyçe të fillohet me rregullimin e energjetikës dhe transportit, kurse mandej, shkallë-shkallë të rregullohen edhe sferat e tjera. Gjatë kësaj, të përsëris, është e rëndësishme të rregullohen të gjitha sferat të cilat nuk hyjnë në sferën tradicionale të infrastrukturës kritike, por, për të cilat përvoja na mësoi se në një kontekst të caktuar mund të jenë.

Tani, kur më në fund i filluam edhe negociatat për aderim në Bashkimin Evropian duhet të kemi motiv shtesë që sa më shpejt të harmonizohemi me standardet evropiane në këtë fushë dhe t’i miratojmë praktikat më të mira evropiane. Në atë rrugë, bashkëpunimi rajonal me shtetet e tjera që janë në procesin e integrimit evropian mund të jetën në dobinë tonë.

Në fund, më lejoni edhe njëherë ta shpreh kënaqësinë time për mbajtjen e kësaj konference. T’ju uroj diskutime të dobishme prej të cilave do të dalin rekomandime praktike me vlerë të përdorshme gjatë ndërtimit të sistemit të mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....