Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në kremtimin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore në Prilep

11 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në solemnitetin që me rastin e 80-vjetorit të Ditës së Kryengritjes Popullore, 11 Tetori, u mbajt në kompleksin memoria “Tuma e të pamposhturve” në Prilep. Paraprakisht, në suazat e festimit, Presidenti vendosi lule në Tumën e të pamposhturve.

 Të nderuar qytetarë,

Sot, kur nëpër të gjithë vendin e festojmë Ditën e Kryengritjes Popullore, u bëjmë homazhe burrave dhe grave guximtare që u sakrifikuan për lirinë dhe shtetësinë tonë. Para pak edhe këtu, në Prilep bëmë homazh para 462 emrave të dëshmorëve të rënë. Këtu qëndrojmë midis tetë urnave të Tumës së të pamposhturve, prej të cilave më e larta dhe më e bukura e simbolizon flakën e përjetshme të lirisë.

Nuk është rastësi që njerëzit barazojnë gjithmonë lirinë me dritën. Nëpër shekuj, ideja për liri e drejton rrugën e të drejtëve të cilët kanë dashur ta krijojnë vetë të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Kryengritja filloi në orën më të errët të historisë sonë. Dekadat e padrejtësisë nacionale, asimilimi i dhunshëm dhe propagandat, arritën kulmin me pushtimin fashist në prill të vitit 1941. Si ideologji e të keqe që i ndan popujt në superiorë dhe të padenjë, fashizmi i dha të drejtë më të fuqishmit të sundojë brutalisht më të dobëtin.

Duke mos mundur ta shohin terrorin mbi popullin, më 11 tetor 1941, luftëtarët e Njësisë partizane të Prilepit “Goce Dellçev”, e shënuan fillimi e kryengritjes popullore, si etapa e fundit e vazhdimësisë historike së luftës për shtet të lirë maqedonas. Vazhdimësi, sepse ata vazhduan të ecin nëpër shtigjet e ilindenasve. Midis njësive partizane asnjë nuk është emëruar sipas Marksit, Engelsit apo Stalinit. Në vend të tyre, ato mbanin emrat e revolucionarëve maqedonas, Dame Gruev dhe Pero Toshev, Sandanski dhe Vllahov, Pitu Guli dhe Dobri Daskallov.

Për lidhjen me trashëgiminë ilindenase, dëshmon edhe fakti: sot kur ne flasim për luftëtarët e parë, mendojmë për partizanët të cilët u përfshinë në luftë. Por, kur partizanët flasin për luftëtarët e parë, ata, para së gjithash mendojnë për ilindenasit. Kjo padyshim del nga fjalët e figurës kryesore të luftës nacionalçlirimtare, Kuzman Josifovski – Pitu.

Kuzman Josifovski ka insistuar gjithmonë për dy gjëra. Së pari të tejkalohen ndarjet e shkaktuara nga propagandat e huaja të cilat e përçajnë indin nacional. Dhe së dyti, të krijohet front unik nacionalçlirimtar ku do të hyjë çdo njeri i ndershëm dhe që e adhuron lirinë, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, sociale dhe politike.

Fakt historik i pakontestueshëm është se kjo kryengritje në radhët e veta kishte pothuajse nga të gjitha rrymat ideologjike të lëvizjes çlirimtare maqedonase. Në atë front unik hynë antifashistët dhe demokratët dhe komunistët. Njësive partizane iu bashkëngjitën edhe ilindenasit e vjetër edhe luftëtarët spanjollë edhe studentët e përparuar. Midis tyre kishte maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, romë, serbë, boshnjakë, hebrenj, të krishterë, myslimanë dhe ateistë. Për karakterin mbi ideologjik të LNÇ-së flet dhe fakti se partizanët e territoreve të lira nuk instaluan regjim komunist, por krijuan organe të reja të pushtetit popullor si filiza të shtetit të ardhshëm të lirë maqedonas. Ato organe i përzgjodhën edhe delegatët për në KAÇPJ-së dhe KAÇKM-së. Ato organe e përzgjodhën edhe Metodija Andonov Çenton, i cili edhe pse nuk ishte anëtarë  i Partisë Komuniste, u bë presidenti i parë i Presidiumit të KAÇKM-së.

Po aq e rëndësishme është që lufta nacionalçlirimtare ishte antifashiste. Me Kartën e Atlantikut të 14 gushtit 1941 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe morën detyrën se shtetet të cilat do të përfshihen në luftën antifashiste, pas luftës të mund të shfrytëzojnë të drejtën e vet për vetëvendosje. Populli maqedonas nuk e priti rezultatin e luftës që të përcaktohet dhe në asnjë moment nuk bënte llogari midis dy palëve në konfliktin botëror, por që në fillim iu bashkëngjit koalicionit antihitlerian. Dhe këtë e bërë në periudhën më të vështirë të luftës, kur pothuajse e gjithë Evropa ishte gjunjëzuar nga fashizmi dhe nazizmi që asaj kohe dukeshin si të pamposhtur.

Me fillimin e kryengritjes vetëm se u përforcua terrori mbi popullatën. Arrestimet depërtimet dhe likuidimet e shumta u bënë më të shpeshta. Por, në vend që të dekurajohet, represionet e dyfishuan vullnetin e popullit edhe më me këmbëngulje ta ndjekë dritën e lirisë.

Në fund të kësaj epopeje, kontributi ynë në fitoren e koalicionit antifashist global nuk ishte i papërfillshëm. Ne kishim një nga lëvizjet partizane më vitale në Evropë e cila për katër vjet dhe rreth 25.000 dëshmorë dhe arriti të mobilizojnë një ushtri prej rreth njëqind mijëshe. Në një periudhë të luftës, vetëm në territorin e Republikës së sotshme të Maqedonisë së Veriut, janë angazhuar mbi 60.000 ushtarë dhe policë okupatorë kundër kryengritjes popullore duke ua lehtësuar kështu peshën aleatëve në frontet e tjera në Evropë.

Edhe pse sot është e vështirë t’u jepet përgjigje dilemave më të mëdha historike të cilat kanë qenë aktuale para shumë vjetësh, mund të jemi të sigurt se nëse nuk ishim pjesë e koalicionit antifashist, sot nuk do të kishim shtetin e vet. Të gjitha dokumentet dhe manifesti i LNÇ-së, mbështetja e gjerë ndërkombëtare dhe mirënjohja për luftën tonë, e vërtetojnë padyshim se vetëm si pjesë e koalicionit antifashist mund të arrinim te shteti i vet dhe i lirë. Pikërisht këtë e arritëm më 2 gusht 1944 në Mbledhjen e parë të KAÇKM-së ku është vendosur themeli i republikë së lirë dhe sovrane e cila sipas vullnetit të vet iu bashkëngjit federatës së re jugosllave.

Të nderuar qytetarë,

Këtë vit kur kremtojmë 80 vjet nga fillimi i kryengritjes popullore, festojmë edhe 30 vjet pavarësi. Si edhe partizanët para tetë dekadash ashtu edhe qytetarët në vitin 1991 e dalluan shansin historik unik dhe e morën përgjegjësinë për të ardhmen e vet. Përkundrejt të gjitha dallimeve etnike, fetare, politike dhe ideologjike u bashkuam rreth idesë për shtet të pavarur dhe sovran.

Menjëherë pas referendumit u ballafaquam me sfida të mëdha të karakterit politik, ekonomik dhe ndëretnik. Për shkak të bllokadave dhe presioneve të jashtme në proceset integruese humbëm kohë të vyeshme. Por, gjithashtu, në periudha të caktuara, vetë kemi sforcuar prioritete të tjera të cilat na larguan shumë nga përcaktimet strategjike: integrimi në strukturat euroatlantike.

Kishte përpjekje që të relativizohet dhe margjinalizohet rëndësia e LNÇ-së dhe të kërkohen disa rrënjë të lashta të shtetit. Dhe për gjithë atë kohë, themelet e shtetit të lirë maqedonas ishin, fjalë për fjalë, para syve. Të shpërndarë në të gjithë vendin, mbi 1100 përmendore për nder të luftës nacionalçlirimtare, pothuajse në çdo prej vendbanimeve tona. Këto përmendore monumentale, urna, buste dhe pllaka përkujtimore u ngritën nga bashkëkohësit dhe shokët e heronjve të rënë. Si dëshmi autentike të atij brezi të lavdishëm antifashist, këto përmendore janë dëshmia më e fortë kundër çdo lloji dhe çdo përpjekjeje për revizionizëm historik.

Të gjitha ato objekte, deri në një, dërgojnë të njëjtin mesazh: ”Mbani mend dhe mos harroni për se kemi luftuar, sepse lirinë tuaj e paguam me jetët tona.” Themelet e këtij shteti janë ilindenase dhe antifashiste dhe në atë moment që do ta harrojmë këtë, atëherë kemi punuar vetë në rrënimin e vendit të vetëm në botë të cilin mund ta quajmë shtëpia jonë.

Edhe pse i mundur, fashizmi, për fat të keq edhe sot e kësaj dite nuk është çrrënjosur tërësisht. Kjo ideologji e tmerrshme që i urren të ndryshmit, i përbuz të lëndueshmit dhe është indiferente ndaj atyre që mundohen, shfaqet gjithmonë përsëri në periudha të krizave të thella. Ksenofobia, racizmi dhe llojet e tjera të neofashizmit janë armiku i përjetshëm i dinjitetit të lindur të njeriut dhe i lirisë së popujve. Njëkohësisht, shumë nga propagandat e vjetra, janë të pranishme edhe sot edhe në format të ri hyjnë në hapësirën maqedonase tradicionale dhe digjitale. Edhe pse vijnë nëpër rrugë të reja dhe në forma të reja fashizmi dhe propagandat kanë të njëjtin qëllim – të mbjellin përçarje dhe urrejtje midis njerëzve. Që të jemi të qëndrueshëm ndaj tyre, duhet të mësojmë t’i dallojmë dhe t’i refuzojmë.

Të dashur bashkëqytetarë,

Në vitin 1945, në botim doli një nga librat e parë në Maqedoninë e lirë. Ai ishte libri “Përmbledhja e këngëve popullore maqedonase” të mbledhura dhe të redaktuara nga Bllazhe Koneski. Në këtë përmbledhje të parë Koneski ka përfshirë edhe disa këngë nacionalçlirimtare. E para midis tyre është dhe himni jozyrtar partizan – “Ah more maqedonas, për ku përgatitesh? Të pret luftë, lufta për liri”.

Kjo këngë me të cilin inkurajoheshin, luftonin dhe me të cilën vdisnin heronjtë tanë duhet të na rikujtojë se çdo brez, duke përfshirë edhe të tashmin, duhet të jetë i përgatitur të ballafaqohet dhe të fitojë në betejat e brezit të vet.

Para nesh është detyra të ruajmë lirinë dhe vlerat demokratike, dhe të përkushtuar dhe me përgjegjësi të kontribuojmë për bashkëjetesën. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë të bëjë përpjekje që të jetë pjesë e botës progresive, duke pasur parasysh dinjitetin edhe të qytetarëve edhe të shtetit. Nëpërmjet pajtimit qytetar dhe nacional, nëpërmjet sundimit të të drejtës dhe ngritjes së cilësisë së jetës, ta kthejmë shpresën te të rinjtë se ata mund të realizohen këtu, në atdheun e vet. Dhe nëpërmjet kësaj të synojmë një shoqëri të lirë dhe të drejtë të të barabartëve, për të cilën kanë ëndërruar heronjtë tanë të lavdishëm për nder të të cilëve jemi mbledhur sot, këtu, të gjithë.

Për shumë vjet gëzuar Ditën e Kryengritjes Popullore!

Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...