Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në orën e parë akademike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup

1 Tetor 2020 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në orën e parë akademike për studentët e vitit të parë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar studentë,
I nderuar rektor i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”,
I nderuar Dekan i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”,
Të nderuar profesorë,
Të dashur miq,

Sot kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë, si ish-profesor universitar dhe ish-student i këtij fakulteti të jem midis jush në orën e parë akademike 2020/2021, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj fillim të suksesshëm në studimet tuaja.

Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” si qendra akademike më e vjetër dhe me renome të gjerë në vendin tonë, me dekada me radhë prodhon kuadro të cilët me njohurinë dhe shkathtësitë e veta janë konkurrentë në tregun e punës edhe te ne edhe jashtë shtetit. Nga Fakulteti Juridik i UKEM-it ku kisha fatin edhe veta ta formoj arsimin tim të lartë dalin juristët, avokatët, gjykatësit, politologët, gazetarët dhe politikanët e ardhshëm të cilët kanë pasur dhe kanë rolin e vet në transformimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë vit u bëmë anëtare e organizatës më të rëndësishme botërore të sigurisë, kurse shumë shpejt do të hyjmë në transformimin e madh që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, kështu që të gjithë njohurinë dhe ekspertizën që e merrni këtu, së bashku me entuziazmin dhe energjinë tuaj rinore i kemi absolutisht të domosdoshme.

Të nderuar studentë,

Për fat të keq pandemia e këtij viti me kovid-19 e cila e ndryshoi nga themeli përditshmërinë tonë, diktoi ndryshime në procesin arsimor. Edhe solemniteti i sotshëm ka ndryshuar në përputhje me protokollet dhe dispozitat shëndetësore. Nuk është më ajo atmosfera e zakonshme në kampin studentor, megjithatë, jeta duhet të vazhdojë dhe të gjithë ne duhet të adaptohemi në ecje. Shfrytëzojeni këtë moment që të fitoni njohuri dhe shkathtësi të reja, të merrni më shumë informacione dhe përvojë. Shkëmbeni midis jush dhe komunikoni, kur këtë nuk e bëni me prani fizike, përdorini teknologjitë e reja.

Si një person i cili prej pothuajse 40 vjetësh i ka kaluar këta amfiteatër, mund t’ju them se para jush janë vitet më të bukura të jetës suaj. Do të mësoni, por edhe do të shoqëroheni midis jush. Secili prej nesh edhe sot e kësaj dite i mbajmë mend lëndët më të vështira, profesorët më të mirë, por edhe të gjitha ngjarjet e mira dhe të këqija të viteve studentore.

Të nderuar profesorë,

Si pjesë e këtij profesioni, jam absolutisht i vetëdijshëm për rolin tuaj në procesin arsimor. E di peshë që keni që të përgatiteni për orë, që t’ua përcillni njohuritë studentëve, t’i ndihmoni që ta realizojnë potencialin e vet, t’i realizojnë planet e tyre për jetën. Por nuk është më pak e rëndësishme, t’u ofroni vlera dhe vertikale morale e cila do të jetë boshti i integritetit të tyre personal dhe profesional. Të jesh mësuesi i dikujt në jetë është detyra më fisnike dhe njëkohësisht më e vështirë. Por, unë jam thellësisht i bindur se ju keni kapacitetin dhe motivimin që t’i ndihmoni këta të rinj në realizimin e ëndrrës së tyre.

Më lejoni, në fund t’ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, fat dhe suksese, kurse studentëve të vitit të parë studime plot me përmbajtje interesante dhe fitim të njohurive dhe shkathtësive të reja të cilat prej tyre do të bëjnë njerëz më të mirë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....