Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Prespa Forumi për dialog

16 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sonte iu mbajti fjalim në sesionin zyrtar hyrës të nivelit të lartë “Çfarë pas luftës në Ukrainë?” në Prespa Forumi për dialog, që nga 16 deri më 18 qershor mbahet në Ohër me temë “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”.

Para pjesëmarrësve në këtë forum, Presidenti Pendarovski rekomandoi se projekti i papërfunduar evropian ka pasoja sigurie mbi rajonin dhe më gjerë.

“Tani ka ngrirë mendimi se politika e zgjerimit është politika më e suksesshme e BE-së, sepse vendet anëtare të BE-së me vite flasin se dëshirojnë ta thellojnë BE-në, kurse pastaj zgjerimin e saj”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se integrimi i papërfunduar i Ballkanit Perëndimor lidhet me veprimin e Rusisë, kërcënimet hibride dhe lajmet e rreme dhe rikujtoi se shteti ynë është një nga vendet në rajon i cili ka larguar shumë diplomatë rusë në 12 muajt e fundit.

Sipas tij, është e pamundur që ta shohim Rusinë në kufijtë demokratikë të Evropës pa ose me luftën në Ukrainë, kurse edhe më shumë për shkak të luftës në Ukrainë.

Duke thënë se mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian po ulet në mënyrë drastike në vitet e kaluara, Presidenti Pendarovski kërkoi perspektivë të qartë për vendet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Brukseli duhet të dalë dhe të na thotë direkt – ky është plani për ju, jemi me të vërtetë seriozë në qëllimet për integrim të Ballkanit Perëndimor në kuptimin ekonomik, politike dhe të tjera. Në të kundërt, gjithnjë dhe më shumë njerëz do të bëhen skeptikë për projektin evropian dhe regjimet autokratë do të përforcohen gjithnjë dhe më shumë në rajon”, thotë Presidenti Pendarovski në këtë fjalim, duke rikujtuar se rajoni duke pritur përparim në procesin eurointegrues po ballafaqohet me katastrofë demografike.

Në sesionin hyrës mbajtën fjalim edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i Kosovës, Vjosa Osmani, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kurse nëpërmjet lidhjes me video para të pranishmëve mbajti fjalim edhe Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....