Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në samitin e Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore

17 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), që në suazat e kryesimit turk po mbahet në Antalia, Republika e Turqisë.

Në fjalimin e vet, duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Presidenti Pendarovski theksoi se, në suazat e PBEJL-së, në periudhën e kaluar arriti rezultate të rëndësishme, si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike, sociale dhe të sigurisë.

“Ne jemi relativisht të vogla si vende dhe ekonomi, por së bashku jemi të fuqishëm. Fakti se kemi dallime dhe qëndrime të ndryshme mbi anëtarësimin në aleanca të ndryshme ndërkombëtare, nuk e përjashton bashkëpunimin më të afërm në të gjitha fushat sektoriale të interesit të përbashkët”, tha Presidenti Pendarovski, duke folur mbi pandeminë e kovid-19, e cila imponoi gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit, duke i dhënë prioritet rimëkëmbjes ekonomike të rajonit të Evropës Juglindore.

Strategjia e EJL-së 2030, që duhet të miratohet sot, theksoi Presidenti Pendarovski, është një moment historik për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore, kurse zbatimi i saj pritet të kontribuojë në prosperitetin e zmadhuar, në cilësinë më të mirë të jetës dhe të ndihmojë rajonin që t’i arrijë qëllimet e vendosura nga familja globale e kombeve.

Në kontekstin e procesit eurointegrues Presidenti Pendarovski theksoi se shtetet e EJL-së kanë vazhdimësi të përbashkët historike, civilizuese, kulturore dhe ekonomike, prandaj duke pasur parasysh komplikimin e transformimit të nevojshëm “Qëndrimet e ndryshme për disa çështje historike madje edhe midis aleatëve të afërm nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin dhe miqësinë. Ato nuk duhet të minojnë një nga projektet më frymëzuese në histori, integrimin evropian, veçanërisht në fazën e tij të ardhshme për partnerët e EJL-së”, theksoi Presidenti Pendarovski, duke shtuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes politik, ekonomik dhe të sigurisë të BE-së, kurse përfaqëson edhe investim gjeostrategjik për BE-në stabile dhe me prosperitet.

Në fjalimin e vet Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut dëshmoi guxim dhe mençuri në zgjidhjen e çështjeve të vështira bilaterale, duke iu referuar Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes së miqësisë me Bullgarinë në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe tejkalimin e dallimeve nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...