Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në sesionin plenar në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni

17 Maj 2021 | Kumtesat

 

Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, që u mbajt në Bërdo afër Kranjit.

 

Duke e uruar jubileun e takimit të 10-të të iniciativës, Presidenti Pendarovski theksoi se edhe në ky takim e afirmoi detyrën strategjike, kurse ajo është integrimi i tërësishëm i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke folur mbi dinamikën aktuale në procesin e zgjerimit të Bashkimit, ai theksoi se tempi i zgjerimit është në një krizë të dukshme. Njëkohësisht, tha se në kontekstin e lëvizjeve aktuale gjeopolitike, kjo çështje merr rëndësi edhe më të madhe për stabilitetin dhe zhvillimin si të rajonit ashtu edhe të Bashkimit. Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin për paprekshmërinë e kufijve dhe nevojën e dialogut për të gjitha çështjet e hapura në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të bashkëpunimit rajonal.

 

Pandemia e kovid-19, vlerësoi Presidenti Pendarovski, i ashpërsoi problemet që ekzistojnë tashmë si varfëria, papunësia e të rinjve, emigrimi masiv, sidomos i kuadrit të ri të trajnuar dhe të edukuar. Sipas disa vlerësimeve, tha Presidenti Pendarovski, vendeve do t’u nevojiten një ose dy vjet që të kthehen në nivelin e aktivitetit ekonomik para pandemisë. Në këtë kontekst, me rëndësi kryesore është të fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Në atë rrugë është absolutisht e qartë se çështjet historike nuk kanë asgjë të përbashkët me procesin e integrimit evropian. Çdo dështim eventual në këtë rrugë do ta dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe ndikimin e tij në rajon.

 

“Ky mendim ishte i pandashëm, ai është praktikisht edhe në një nga përfundimet e Deklaratës të cilën sapo e miratuam se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është bllokuar nga shkaqe të ndryshme dhe ato shkaqe nuk janë vetëm në rajon, një pjesë e mirë e tyre janë edhe në Bruksel, megjithatë është fakt se nevojitet nxitje e re e eurointegrimeve. Në të kundërtën, disa modele të tjera alternative të qeverisjes dhe disa organizata të tjera rajonale të cilat nuk janë nga Kontinenti Evropian do të fitojnë rëndësi. Në raport me problemin tonë në integrimet ishte i pandashëm mendimi se procesi i evrointegrimeve, në përgjithësi procesi i negociatave nuk duhet të mbingarkohet aspak me kontroverse historike, se problemet historike dhe interpretimet e ngjarjeve historike nuk kanë asgjë të përbashkët me integrimet euroatlantike dhe me vlerat të cilat anëtaret në ato organizata i respektojnë”, tha Presidenti Pendarovski, duke theksuar se në periudhën e ardhshme disa prej pjesëmarrësve, sidomos dy presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë morën obligim në suazat e Bashkimit Evropian të përpiqen me iniciativat e veta t’i japin një nxitje të re këtij konteksti midis nesh dhe Republikës së Bullgarisë.

 

“Shpresojmë se në 6 muajt e ardhshëm pasi Sllovenia ta marrë kryesimin me Bashkimin Evropian, në atë drejtim do të shikojmë një përparim të caktuar. Qëndrimi im ishte se Bashkimi Evropian nuk duhet të frikësohet aspak nga integrimi i Ballkanit Perëndimor, të themi nga ndonjë arsye ekonomike ose sociale sepse ne të gjitha vendet të marra së bashku, gjithsej gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, ne jemi jo më shumë se 1% të GDP-së së Bashkimit Evropian me 18 milionë njerëz në të gjitha 6  vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne mezi jemi 4% e popullatës së përgjithshme të Bashkimit Evropian, kështu që nëse Bashkimi Evropian, kurse Komisioni në këtë përbërje pikërisht këtë gjë e thotë, dëshiron të jetë lojtar gjeostrategjik dhe gjeopolitik në skenën globale, është e pamundur të bjerë pikërisht në këtë provim. Nëse 454 milionë njerëz, qytetarë të Bashkimit Evropian  nuk mund të absorbojnë 18 milionë njerëz të cilët jetojnë në Ballkanin Perëndimor, atëherë çdo të ndodhë nëse bëhet fjalë për detyra dhe sfida shumë më të vështira të cilat ekzistojnë në botën e sotshme dhe para Bashkimit Evropian”, tha Presidenti Pendarovski.

Në lidhje me kontributin e BE-së në ballafaqimin me pasojat e pandemisë dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga Plani i miratuar investues dhe ekonomik i Bashkimit Evropian dhe vlerësoi se zbatimi i tij duhet të jetë në kohë dhe efektiv. Gjithashtu, ai e përsëriti edhe njëherë kontributin e Bashkimit në fazën e hershme të krizës shëndetësore nëpërmjet sigurimit të materialeve mjekësore dhe financave për nevojat urgjente. Përveç kësaj, shprehu kënaqësi nga sigurimi i para pak kohe i mbi gjashtëqind mijë vaksinave për të gjitha shtetet e rajonit nëpërmjet instrumentit për solidaritet të BE-së.

Presidenti Pendarovski konkludoi se Evropa duhet të jetë e guximshme në integrimin e rajonit. Pesha ekonomike dhe demografike mbi BE-në, sipas Presidentit Pendarovski do të jetë shumë më e vogël për dallim nga zgjerimet e mëparshme të Bashkimit, por për vendet e rajonit dhe për qytetarët e tyre fitimet nga anëtarësimi i ardhshëm në BE do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....