Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Shkollën verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase

17 Gusht 2020 | Fjalimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet video-mesazhit mbajti fjalim në Shkollën verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, që këtë vit për shkak të pandemisë me kovid-19 po mbahet në mënyrë digjitale.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar pjesëmarrës,

Këtë shkollë verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase, po e organizojmë në kushte jo të përditshme. Për shkak të pandemisë me kovid-19 nuk mund të jemi bashkë në bregun e Liqenit të Ohrit që ka qenë inspirim i iluministëve sllovenë Shën. Klimenti dhe Shën. Naumi i Ohrit dhe i rilindësve maqedonas Milladinovci, Përliçev dhe Shapkarev.

Megjithatë, më gëzon fakti që as pandemia nuk na pengon të paktën në mënyrë virtuale ta vazhdojmë traditën e Seminarit Ndërkombëtar. Kurse vazhdimësia është e rëndësishme dhe kjo minimum për disa arsye.

Së pari, shënojmë përvjetorë të rëndësishëm midis të cilëve edhe 75-vjetorin e shpalljes së alfabetit dhe drejtshkrimit maqedonas. Në vitin 1945 e përmbyllëm procesin e kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase. Kështu maqedonishtja u bë gjuha e arsimit, shkencës dhe artit jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe e kuadrove universitarë dhe lektorateve në Evropë dhe në botë. Edhe pse për shkak të situatës së papërshtatshme shoqërore-historike dhe politike, gjuha maqedonase është standardizuar relativisht vonë, vazhdimësia e saj historike është e pakontestueshme. Tradita e saj e gjatë e të folurit dhe të shkruarit dhe pasuria e dialekteve është çështje e absolvuar prej kohësh në shkencën gjuhësore botërore.

Megjithatë, jemi përsëri dëshmitarë të një retorike anakronike të kontestimit të veçantisë dhe të vazhdimësisë historike të gjuhës maqedonase. Prandaj na nevojitet një përgjigje përkatëse shkencore dhe e argumentuar të cilën nënkuptohet që e posedojmë. Pikërisht në këtë drejtim janë edhe katër vëllimet mbi gjuhën maqedonase që para pak kohësh i botoi Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase dhe Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Petkov Misirkov”, Fakulteti Filologjik “Bllazhe Koneski” dhe Këshilli i Gjuhës Maqedonase.

Edhe njerëzit dhe evenimentet që i festojmë këtë vit janë vërtetim i vazhdimësisë së gjuhës maqedonase. Në vitin 1920 ndërroi jetë tregimtari popullor Marko Cepenkov. Të njëjtin vit ka lindur një tjetër tregimtar – shkrimtari Sllavko Janevski, i cili konsiderohet si autor i romanit të parë të botuar në gjuhën standarde maqedonase.

Këtë vit shënojmë edhe një shekull nga lindja e themeluesit të dialektologjisë maqedonase, Bozhidar Vidoeski. Ai e themeloi këtë seminar ndërkombëtar si një bashkësi kreative ku deri më sot kanë marrë pjesë mbi 5000 pjesëmarrës nga mbi 60 shtete të cilët kanë pasur shansin nga afër të njihen me gjuhën maqedonase dhe specifikat e saj. Ky manifestim jashtëzakonisht i rëndësishëm ndërkombëtar ka pasur dhe ka rol të madh në afirmimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase në mbarë botën.

Prandaj të nderuar, pjesëmarrja juaj në këtë seminar digjital dhe dëshira që të mësoni më shumë për gjuhën dhe kulturën maqedonase e kuptojmë jo vetëm si përkushtimin tuaj ndaj të vërtetës shkencore por edhe si akt solidariteti me sllavistët maqedonas dhe maqedonistët. Dhe prandaj unë Ju falënderoj me të vërtetë.

Ju uroj punë të frytshme, diskutime frymëzuese, thellim të bashkëpunimit dhe miqësisë. Dhe sinqerisht shpresoj dhe dëshiroj që vitin e ardhshëm të shihemi në Ohër.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...