Presidenti Pendarovski mbështetës i Mirënjohjes për kontribut të përfaqësuesve të diasporës, Maqedonia 2025

12 Prill 2023 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonia 2025 Dega në Republikën e Maqedonisë, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të vlerësimit të të gjithë individëve me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe të vazhdueshëm për atdheun në faza të ndryshme të jetesës.

Në bazë të Memorandumit vendoset mbështetje e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Mirënjohjen për kontribut të përfaqësuesve të diasporës, Maqedonia 2025.

Qëllimi i mirënjohjes, të cilën e vendos Maqedonia 2025, është vlerësimi i kontributit të përfaqësuesve të diasporës të cilët individualisht ose nëpërmjet organizatave të tyre kanë dhënë kontribut të rëndësishëm ose të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, shoqëror, në arsim, punën shkencore-hulumtuese, art ose përsëri kanë kontribuar për përmirësimin e gjendjeve të caktuara nëpërmjet formave të ndryshme të donacioneve, punës vullnetare dhe investimet në atdhe.

Në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim do të përgatiten kriteret dhe procedurat mbi mënyrën dhe procedurën e paraqitjes, si dhe do të formohet Komision i cili do ta zbatojë procedurën për përzgjedhjen e fituesit, përkatësisht fituesve të mirënjohjes nëpërmjet vlerësimit të kontributit të përfaqësuesve të paraqitur nga diaspora.

Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Maqedonisë 2025 Dega në Republikën e Maqedonisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....