Presidenti Pendarovski me bashkëshorten e vizituan ekspozitën “Bota ime në ngjyra” e studentes Veronika Lorovska

20 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten, Elizabeta Gjorgievska e vizituan ekspozitën e studentes Veronika Lorovska “Bota ime në ngjyra” në hapësirat e Shtëpisë së kulturës “Koço Racin” – Shkup.

Kjo është ekspozita e parë e pavarur e Lorovskës e cila është studente në Fakultetin për dizajn grafik në Universitetin Evropian. Ekspozita përbëhet nga rreth dyzet vepra të përpunuara në shumë teknika: laps, karbon, tush, fllomaster, temperë, kolazh, asamblazh, enformel, kurse formatet e veprave janë përpunuar në shumë dimensione.

Në organizimin e ekspozitës ndihmoi Universiteti Evropian si mbështetje për personat me aftësi të veçanta si qytetarë të barabartë në shoqërinë tonë dhe të drejtën e tyre të arsimit të lartë. Idenë për ekspopzitën Lorovska e mori nga Jana Maneva-Çuposka, profesoresha e saj për lëndët vizatim dhe pikturim nga e cila mesi t’i përpunojë detyrat e adaptuara për të. Kjo ekspozitë për Veronika Lorovskën është mundësi të tjerët ta shohin kreativitetin e saj dhe të njihen me veprat e saj, si një hap në realizimin e vizionit të saj që të jetë e suksesshme në profesionin dizajner grafik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...