Presidenti Pendarovski me mbështetje për iniciativën e krijimit të Programit gjithëpërfshirës nacional “Mbështetje e fëmijëve dhe të rinjve të talentuar”

29 Qershor 2023 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me matematikanët dhe fizikanët e rinj të talentuar dhe me përfaqësuesit e Drejtoria për zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Në këtë takim u bisedua mbi vijimin e iniciativës “Mbështetje e ekselencës shkencore-teknologjike te nxënësit dhe të rinjtë” qëllimi i të cilës është krijimi i një platforme nëpërmjet së cilës institucionet shtetërore, sektori privat, organizatat  ndërkombëtare dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore, do të kontribuojnë bashkarish në përparimin e mundësive të të rinjve që ta realizojnë potencialin e vet. Gjithashtu, në takim u theksua se do të krijohet fond i cili do të stimulojë dhe financojë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar me fokus në shkencë, teknologji dhe inovacione.

Në atë drejtim, përfaqësuesit e ZZHTK-së theksuan se tashmë u sigurua edhe mbështetja e parë për ekipin e gjimnazistëve të përbërë nga matematikanë dhe fizikanë për pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadën botërore të matematikës dhe fizikës në Japoni.

Presidenti Pendarovski e shprehu mbështetjen e vet për këtë iniciativë duke theksua se ajo për t’u përshëndetur sepse do të mundësojë model të bashkëpunimit midis faktorëve relevantë në shtet të cilët nëpërmjet investimit dhe mbështetjes do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve të talentuar kushtet dhe resurset e nevojshme për zhvillim të aftësive të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit