Presidenti Pendarovski me mesazh për pjesëmarrësit në Kuvendin e 71 të përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë

2 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me videomesazh iu drejtua pjesëmarrësve në Kuvendin e 71 të përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë, nikoqir i të cilit është Asociacioni studentor mjekësor maqedonas.

Presidenti Pendarovski u uroi konferencë të suksesshme dhe rekomandoi se është i nderuar që pikërisht Maqedonia e Veriut është nikoqir në këtë eveniment të madh studentor në fushën e mjekësisë.

Duke e theksuar rolin e personelit mjekësor në kushte të pandemisë së kovid-19, Presidenti i inkurajoi studentët dhe përpjekjet e tyre për përshtatje të shpejtë me ndryshimet dhe për zbatim të metodologjive dhe njohurive të reja.

“Pandemia e kovid-19 i zbuloi anët e dobëta dhe të fuqishme të sistemeve shëndetësore, por ajo ndikoi njëkohësisht edhe mbi të gjitha aspektet shoqërore, duke përfshirë edhe praktikat mjekësore, hulumtimet, shkëmbimin e studentëve dhe në vetë studimet për mjekësi. Megjithatë, dëshira juaj që t’i ndihmoni njerëzit ishte motivim për përshtatjen tuaj të shpejtë me rrethanat e reja dhe për zbatimin e metodologjive të reja për mësim masiv”, tha Presidenti Pendarovski.

Ai theksoi se si punonjës të ardhshëm shëndetësorë, ata kanë mundësi drejtpërdrejt të kontribuojnë në përparimin e sistemeve shëndetësore në vendet e tyre.

“Edhe pse pandemi po tërhiqet dalëngadalë, ekzistojnë akoma pasiguri. Shumë prej jush janë në rrugën tuaj për t’u bërë liderë mjekësorë dhe shëndetësorë në bashkësitë tuaja. Ju jo vetëm që do të keni detyrën për të mjekuar individët, por edhe do të keni edhe mundësinë që të kontribuoni në përmirësimin e shëndetit publik nëpërmjet këshillimit të politikëbërësve dhe vendimmarrësve. Për t’i arritur këto detyra, do t’ju duhet të zhvilloni më tej njohuritë, aftësitë dhe kompetencat tuaja në shumë fusha të ndryshme” rekomandoi Presidenti Pendarovski para studentëve të mjekësisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...