Presidenti Pendarovski me rastin e Hanukës: Maqedonia e Veriut është veçanërisht krenare me Bashkësinë e vet hebraike

2 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, me rastin e kremtimit të festës hebraike Hanuka, u mbajt eveniment virtual ku morën pjesë përfaqësues të Shtetit të Izraeli dhe pasardhësit e Hebrenjve maqedonas që e mbijetuan holokaustin.

Presidenti Pendarovski dërgoi mesazh me të cilin e uron Festën e Dritës, kurse si akt qendror në festimin e Hanukës, janë ndezur tradicionalisht qirinjtë e menorës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është veçanërisht krenare për bashkësinë e vet hebraike, e cila së bashku me Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve maqedonas, është Hanuka jonë simbolike, sepse na kujton fitoren përfundimtare të jetës mbi shkatërrimin dhe të kujtesës mbi harresën”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

Duke uruar paqe, gëzim dhe shëndet, Presidenti Pendarovski theksoi se festimi i Hanukës është rikujtim se errësira nuk mund ta mbulojë dritën e cila e ndriçon rrugën e njerëzimit drejt lirisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Këto vlera i mbështesin njerëzit madje edhe në periudha të sfidave enorme siç është pandemia e kovid-19. Në këto kohë të vështira, ne vazhdojmë ta kultivojmë bashkëjetesën dhe respektimin e dallimeve, si vlera më e lartë e shoqërisë maqedonase”, theksoi Presidenti.

Këtë vit qirinjtë e menorës janë ndezur në kujtim të Bashkësisë hebraike në Maqedonisë së Veriut e cila ishte viktimë e holokaustit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....