Presidenti Pendarovski mirëpriti delegacion të Partisë për aksion demokratik të Maqedonisë (PAD)

27 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mirëpriti delegacion të Partisë për aksion demokratik të Maqedonisë (PAD) të udhëhequr nga kryetari i partisë Xhelal Hoxhiq, në përbërjen e të cilit ishte edhe një përfaqësues i PAD-it nga Bosnja dhe Hercegovina, Admir Mullaosmanoviq.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet dhe përpjekjet e partisë me qëllim të përparimit të mëtejshëm të të drejtave dhe interesave të bashkësisë boshnjake, si dhe mbi bashkëpunimin që e realizojnë me PAD-in nga Bosnja dhe Hercegovina dhe me partitë e tjera të boshnjakëve nga rajoni.

Presidenti Pendarovski theksoi se boshnjakët si pjesë e integruar e shoqërisë maqedonase kanë një kontribut të rëndësishëm në përparimin demokratik dhe ekonomik në vend. Ai e rikonfirmoi, njëkohësisht, mbështetjen e tij për përparimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në vend, në përputhje me të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë.

Në këtë bisedë u shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale politike në vend dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe mbi ngjarjet në rajonin më të gjerë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....