Presidenti Pendarovski mori pjesë në evenimentin “Prioritetet për përparimin e integrimit të romëve në Maqedoninë e Veriut”

6 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me ftesë të Lëvizjes qytetare AVAJA mori pjesë në takimin dhe në darkën diplomatike me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtarëve të Romëve.

Gjatë darkës diplomatike kishte diskutim të titulluar “Prioritetet për përparimin e integrimit të romëve në Maqedoninë e Veriut”. Gjatë diskutimit u prezantuan rezultatet dhe puna e deritanishme në këtë lëvizje dhe shqyrtohen mundësitë për përparimin e integrimit të romëve në vend. Diskutimi ishte për tri tema: përfaqësimi i drejtë në administratën shtetërore dhe publike, regjistrimi dhe Strategjia e re e romëve.

Presidenti Pendarovski duke e uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve theksoi se bashkësia rome është pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor në vend dhe me vite me radhë kontribuon në ndërtimin e vet. Presidenti Pendarovski theksoi dhe se Strategjia e re për romët është hap përpara drejt realizimit të rezultateve konkrete në drejtim të përparimit të integrimit të romëve për të cilin nevojitet angazhim i përbashkët nga të gjithë faktorët në vend.

Në këtë eveniment morën pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendësi i parë i kryeministrit të Qeverisë dhe ministri për sistem politika dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....