Presidenti Pendarovski mori pjesë në festimin e 100-vjetorit jubilar të “Pivara Skopje”

2 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski u takua me drejtorin e përgjithshëm të “Pivara Skopje”, Goran Slladiq dhe me drejtorin kryesor ekzekutiv të grupacionit “Coca-coal HBC”, Zoran Bogdanoviq dhe mori pjesë në solemnitetin me rastin e festimit të 100-vjetorit të themelimit të kësaj kompanie.

Në takimin joformal, udhëheqja e kompanisë “Pivara Skopje” e informoi Presidentin për investimet e tyre më të reja në prodhimtari, për projektet aktuale si kompani e përgjegjshme për shoqërinë, për programet edukative për zhvillim dhe zvogëlim të papunësisë te të rinjtë, si dhe për kontributin që e japin në qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.

Presidenti Pendarovski e uroi jubileun 100 vjeçar të kompanisë “Pivara Skopje” dhe tha se kompania me shërbimet dhe kapacitetet e veta prodhuese, si dhe me konkurrencën në tregjet e huaja, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në shtet.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski i përgëzoi për realizimin e investimeve të reja në pajisjet dhe teknologjinë më bashkëkohore, të cilat mundësojnë modernizim të mëtejshëm të kompanisë dhe e mbështesin zhvillimin e saj afatgjatë të qëndrueshëm.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se kompania “Pivara Skopje” si një nga brendet më të njohura në vend dhe më gjerë, do të vazhdojë me zhvillimin e suksesshëm të kompanisë në shpirtin e investimeve dhe inovacioneve, duke ndjekur standardet bashkëkohore botërore.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....