Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, mori pjesë në evenimentin qendror me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
Në këtë eveniment, ku mbajti fjalim Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, u mbajtën ceremonia e ngritjes së flamurit të Ukrainës dhe dhënia e mirënjohjeve, si dhe parada festive e forcave të armatosura të Ukrainës.
Në pallatin Marijinski, Presidenti Pendarovski mori pjesë në pritjen, e organizuar nga Presidenti ukrainas Zelenski.
Festimi i 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës u mbajt nën sloganin “Ti je e vetmja ime” me praninë e mbi dyzet delegacioneve nga vende dhe organizata ndërkombëtare me qindra të ftuar të huaj, ku përfshihen edhe kryetarët e shteteve, përfaqësuesit e qeverive dhe parlamenteve të huaja.