Presidenti Pendarovski mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit britanik Çarlsi i Tretë dhe Mbretëresha Kamila

6 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sot mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Mbretit Çarlsi i Tretë dhe Mbretëresha Kamila në Abacinë e Uestminsterit në Londër.

Dje, Presidenti Pendarovski me bashkëshorten morën pjesë në pritjen në Pallatin e Bakingamit, të organizuar nga Mbreti Çarlsi i Tretë për të ftuarit e huaj – shefat e shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut ka marrëdhënie diplomatike, për përfaqësuesit e rajoneve britanike dhe të territoreve përtej oqeaneve, si dhe për anëtarët e familjes mbretërore dhe Qeverisë britanike.

Presidenti dhe bashkëshortja morën pjesë në evenimentet në Londër si përgjigje për ftesën dërguar shefave të shteteve nga pala britanike.

Relacionet maqedonase-britanike bazohen në vlerat e përbashkëta dhe universale dhe përparojnë vazhdimisht që nga pavarësia jonë. Në vitin 2023 Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar shënojnë jubile prej tri dekadash nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit