Presidenti Pendarovski mori pjesë në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues të krizës

22 Mars 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Shtabit kryesor koordinues të krizës ku janë shqyrtuar gjendjet më të reja në shtet të shkaktuara nga pandemia dhe janë shkëmbyer informacione dhe mendime mbi masat aktuale për ndalim dhe shpërhapje të virusit kovid-19.

Ministrat e resorit dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente informuan mbi aktivitetet në vijim, mbi masat e ndërmarra dhe mbi efektet e zbatimit të tyre.

Presidenti Pendarovski tha se të gjitha institucionet kompetente duhet të vazhdojnë me përkushtimin maksimal dhe ta ndjekin të koordinuar gjendjen epidemiologjike dhe nëse nevojitet të shqyrtojnë mundësitë për plotësim të masave.

Presidenti theksoi se derisa të mos krijohen kushtet për imunizim masiv të popullatës, qytetarët duhet të vazhdojnë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëdije, si dhe t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga virusi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....