Presidenti Pendarovski mori pjesë në stërvitjen për Mbrojtje dhe Shpëtim “Përgjigje e Përbashkët 2019”

19 Korrik 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot mori pjesë në stërvitjen për Mbrojtje dhe Shpëtim “Përgjigje e Përbashkët 2019”, në afërsi të ndërtesës administrative të OKTA SHA Shkup.

Ushtrimi u krye nën drejtimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe morën pjesë përfaqësues të dhjetra institucioneve shtetërore, Ndërmarrjeve Publike dhe Private dhe Organizata. Ushtrimi përfshinte skenar i shfaqjes dhe menaxhimit të zjarreve në hapësirë të hapur, duke përfshirë objektet industriale në zonën e fshatrave Miladinovci, Petrovec dhe Bunardzik – Zona Industriale.

Presidenti Pendarovski u njoh me përgatitjen e përgjithshme, organizimin dhe realizimin e ushtrimit, si dhe qëllimet e zbatimit të tij. Bashkërisht u konstatua se niveli i lartë i koordinimit ndërinstitucional ofron një mundësi për trajtimin më të lehtë dhe më efikas të sfidave dhe situatave të krizës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit