Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mori pjesë në video-konferencën “Rreziqet dhe kërcënimet globale: Sfida dhe mundës”, e cila u organizua me rastin e Ditës së Natos, 4 Prill, nga Këndi Amerikan në Shkup në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë.
Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet e uroi anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e NATO-s duke theksuar se anëtarësimi në NATO i garanton sigurinë, kufijtë dhe integritetin territorial, që janë parakushte të zhvillimit.
“I përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë dhe para së gjithash organizatorin. Dua t’ju them se unë jam pak i habitur sepse për herë të parë po marr pjesë në një lloj të tillë konference, megjithatë supozoj se edhe për ju dhe për të gjithë të cilët marrin pjesë në këtë konferencë kjo është hera e parë të kemi një konferencë të tillë akademike me pjesëmarrje të politikanëve, kurse të mbahet onlajn.
Megjithatë situata me virusin korona na detyroi të mendojmë dhe në një mënyrë tjetër dhe të mbajmë edhe konferenca të tilla të quajtura konferenca digjitale. Ta lidh këtë konstatimin tim të fundit me temën e konferencës. Për herë të parë në historinë e vet dhe NATO-ja para disa ditësh, saktësisht më 2 prill mbajti për herë të parë video-konferencë me të gjithë ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare dhe për ta kjo gjë nuk ishte e zakonshme, megjithatë situata obligon një lloj të tillë sjelljeje, që të vazhdojnë të funksionojnë institucionet megjithatë në rrethana pak të ndryshuara.
Në fillim do të dëshiroja ta uroj, edhe pse me pak vonesë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, Ditën e NATO-s – 4 Prillin, kur organizata është formuar dhe dëshiroj ta urojmë të gjithë anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Më në fund u bëmë vendi i tridhjetë anëtar, këtë gjë do të thosha se e kemi pritur që në vitin 1993, nga deklarata e parë e parlamentit të atëhershëm maqedonas, e miratuar me konsensus absolut nga të gjitha grupet parlamentare për anëtarësimin tonë në Aleancë dhe sidomos nga viti 1999 kur në Samitin e prillit në atë kohë në Uashington u bëmë kandidat formal për anëtarësim dhe u futëm në ciklin e ashtuquajtur plane vjetore nacionale për anëtarësim. Unë kam një ndjenjë të veçantë kënaqësie duke pasur parasysh obligimet e mia të mëparshme të punës, ndoshta mund të them se rreth njëzet vjet merrem me çështje të mbrojtjes dhe sigurisë dhe më parë isha koordinator nacional për NATO-n dhe këshilltar për sigurinë nacionale i dy presidentëve dhe e gjithë kjo kishte relacion të drejtpërdrejtë me anëtarësimin tonë në këtë Aleancë.
Dhe gjithmonë kam menduar se NATO-ja është parakusht për zhvillim, domethënë nëse keni të garantuar sigurinë dhe kufijtë dhe integritetin territorial është e qartë se në çdo fushë tjetër vetëm mund të përparoni sepse tashmë i keni parakushtet për një gjë të tillë.
Sipas meje, anëtarësimi ynë në NATO është një nga tri momentet më të rëndësishme në historinë tonë më të re, me siguri një nga tri momentet më të rëndësishme nga pavarësia jonë deri më sot. Domethënë nëse momenti i parë historik për popullin tonë, për të gjithë ne, për shtetin tonë është viti 1991 dhe 8 shtatori kur morëm pavarësinë, nëse momenti i dytë është viti 1993 kur u bëmë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, ky moment është të themi me atë peshë strategjike dhe mendoj se kur të analizoni se çfarë ka ndodhur në 30 vitet e para të pavarësisë sonë, këtë akt të anëtarësimit tonë në Aleancë, thjesht nuk do të mund ta anashkaloni.
Çfarë punon tani NATO-ja duke pasur parasysh këto rrethana, të cilat e dimë se kanë ndryshuar në mënyrë drastike në nivel global, dhe do të më lejoni të them disa fjali se si është vendosur Aleanca në këtë moment që të hidhen poshtë të gjitha ato teza të skeptikëve të cilët thonë se NATO-ja është organizatë e kohëve të vjetra, nga koha e ndarjes bipolare e botës, nga lufta e ftohtë dhe se nuk është adaptuar me rrethanat e reja, kjo nuk është e saktë, ja në lidhje me pandeminë më të re që e kemi tani, në lidhje me virusin korona. Teza e fundit e cila u tha në nivelin më të lartë të ministrave, në selinë e NATO-së është se NATO-ja po bën gjithçka në këtë moment që kjo krizë shëndetësore të mos kalojë në krizë sigurie.
Domethënë për këtë qëllim të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, një organizatë siç është NATO-ja i zbaton, i ndjek rreptësisht edhe pse bëhet fjalë, para së gjithash, për organizatë ushtarake-politike, megjithatë i ndjek. Në Shtabin e NATO-s, shtabi i ri i NATO-s i hapur vitin e kaluar, është reduktuar në mënyrë drastike numri i personelit që punon aty, janë reduktuar të gjitha udhëtimet e personave të punojnë, kurse ata janë me mijëra, përveç ata të cilët lidhen drejtpërdrejt me misionet ushtarake, janë përforcuar shumë masat në përputhje me rekomandimet e OBSH-së për mbrojtjen e ushtarëve në kapelën e NATO-s në misionet ndërkombëtare. Për shembull, janë anuluar të gjitha vizitat grupore të Aleancës të cilat ishin pjesë e këtij programi për afrimin e Aleancës me njerëzit e zakonshëm, domethënë nuk ka gjëra të tilla, njëjtë siç është të themi, në institucionet tona me të a.q. ditë të hapura tek ne në Parlament apo në Kabinetin e Presidentit, dhe aty nuk ka më ditë të hapura.
Çfarë bën konkretisht NATO-ja këto javët apo ditët e fundit të them. Para pak ditësh kishte një mbledhje të rregullt të ministrave të punëve të jashtme, megjithatë është caktuar edhe një mbledhje e jashtëzakonshme e të gjithë ministrave të mbrojtjes të të gjitha shteteve anëtare e cila do të mbahet këtë muaj, muajin prill, sepse është e domosdoshme ndjekja ditore se çfarë po ndodh me pandeminë dhe nga ai aspekt si NATO do të adaptohet dhe si NATO do t’u bashkëngjitet përpjekjeve të përbashkëta të cilat po i bëjnë shtetet e ndryshme dhe institucionet e ndryshme në të gjitha ato shtete. Sipas përfundimeve të fundit të këshillit të fundit të ministrave të NATO-s, NATO-ja u jep mbështetje shteteve të saj anëtare në tri drejtime. Së pari u jep mbështetje të tërësishme logjistike dhe mbështetje në transport për transportimin e pajisjeve mjekësore, e cila është e domosdoshme te shtetet anëtare. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion edhe tri avionët më të mëdhenj kargo C-17 të NATO-s, në këtë moment tre prej tyre, janë në fluturim të vazhdueshëm midis shteteve anëtare. Dërgesa e fundit e madhe ishte nga Rumania drejt Italisë, për pajisje të caktuara mjekësore e cila mungon në atë, vend të Aleancës, të goditur më shumë, përkrah Spanjës. Pastaj, e siguron logjistikën e tërësishme midis anëtareve në lidhje me nevojën për personel mjekësor nga një vend në një vend tjetër anëtar.
Është interesante se NATO-ja merr pjesë me teknologjitë e veta inovative. Ekziston një degë e fuqishme në suazat e Aleancës e cila merret me teknologjitë e reja. Për shembull, NATO-ja ka përvojë në printimin 3D. Ky i fundit që është interesante ta dinë ata që e ndjekin këtë konferencë dhe opinioni ynë i tërësishëm – para pak ditësh filloi prodhimi, nëpërmjet 3D printerëve i maskave mbrojtëse mjekësore, të cilat kanë një sistem të veçantë për ventilim, në Itali. Domethënë gjithçka që NATO-ja kishte ekspertizë në këtë pjesë, si arritje shkencore, i është dhënë në përdorim atij vendi anëtar, ku kjo nevojitet më shumë dhe nëpërmjet një iniciative specifike lokale të partneritetit publik-privat domethënë Aleanca me një firmë lokale aty po e punon tashmë këtë nëpërmjet teknologjisë 3D. Kjo në këtë moment është një mbështetje e madhe për Italinë, e cila midis të tjerash ka nevojë edhe në këtë segment. Atë që duhet ta dijë opinioni ynë maqedonas është se NATO-ja në disa vitet e kaluara, shumë më parë se të ndodhë pandemia dhe shumë më parë se të bëhemi ne vend anëtar, tashmë ka trajnuar mbi 500 persona, domethënë, të punësuar tanë nëpër institucione që të punojnë në kushte të tilla dhe ata tani janë vënë të gjithë në atë kapacitet të punojnë dhe të gjenden në situata të jashtëzakonshme, ku përfshihen edhe sëmundjet ngjitëse. Një nga institucionet të cilat kanë beneficion të drejtpërdrejtë nga fakti që u bëmë shtet anëtar i NATO-s dhe është pjesë e atij sistemi të përbashkët të bashkuar informatik të NATO-s është Qendra për Menaxhim me Krizat e cila është pjesë e programit të NATO-s i quajtur “Next generation incident system” i cili shërben për shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim më të mirë midis institucioneve, megjithatë kini kujdes, flas për shkëmbim të informacioneve në rajonin e vendit tonë dhe për koordinim më të mirë midis institucioneve tona, vendase. NATO-ja e harton, na jep mbështetje teknologjike në atë pjesë, sepse nuk e kemi atë kapacitet dhe ne e kuptojmë shumë më shpejt se çfarë po ndodh në suazat e shtetit tonë dhe ku nevojitet ndihmë më e madhe apo prani më e madhe e një personeli të caktuar.
Këtë nuk e kemi pasur më parë, përkatësisht punonim, ishim të lënë vetë, tani e kemi të gjithë Aleancën me 29 vende anëtare të cilat e punojnë atë.
Dua, që të mos zgjatem shumë sepse në rrethana të jashtëzakonshme nuk duhet të flitet shumë gjatë, të përmend vetëm edhe një tezë dhe ta përpunoj shkurtimisht, saç më lejon koha, e cila është e rëndësishme në suazat e pandemisë dhe këtu është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi ynë me NATO-n, përkatësisht tashmë brenda si vend anëtar, ato janë fushatat për dezinformim të opinionit. Keni dëgjuar për kërcënime hibride, e dimë të gjithë, të cilat disa vitet e fundit i kemi në forma të ndryshme dhe me intensitet të ndryshëm edhe te ne, megjithatë tani kemi përsëri një lloj të luftës hibride midis palëve të prekura, midis entiteteve dhe organizatave ndërkombëtare etj. Midis të tjerëve të cilët janë një lloj dëmi kolateral në këtë mendim është edhe vendi ynë dhe në këtë pjesë marrim një mbështetje të jashtëzakonshme, jo logjistike por informatike nga NATO-ja edhe në pjesën e shfaqjes së të vërtetës te konsumatorët përfundimtarë.
Kështu, i demantojmë lajmet e rrema të cilat kishin si qëllim kryesor ta lëkundin besimin e qytetarëve tek institucionet tona, në përgjithësi në sistemin e demokracisë si sistemi më i mirë politik ku janë vendosur edhe vendet e tjera anëtare të Aleancës, domethënë NATO-ja na ndihmon këtu, na ka ndihmuar edhe më parë, megjithatë tani na ndihmon shumë më tepër në shkëmbimin e informacioneve, në shkëmbimin e informacioneve të vërteta dhe kjo është një nga beneficionet e drejtpërdrejta të cilat i kemi tani si shtet anëtar i plotfuqishëm në Aleancë.
Dua t’Ju përshëndes edhe njëherë në fund dhe urojmë të gjithë ne vitin e ardhshëm ditën e NATO-s ta festojmë në rrethana normale dhe ta festojmë duke u parë sy në sy, domethënë në një kontakt fizik të gjallë, kurse jo kështu në distancë, sepse megjithatë ato konferenca tradicionale të paktën që për mua, si njeri i gjeneratës në moshë më të madhe janë shumë më të dashura.
Ju përshëndes të gjithë.”