Presidenti Pendarovski në 78-vjetorin e holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

11 Mars 2021 | Kumtesat

Në kujtim të holokaustit të hebrenjve maqedonas në llogoren e vdekjes, Treblinka më 11 mars 1943, Presidenti Stevo Pendarovski sot në oborrin e Kabinetit mbolli pemë, lis maqedonas. Njëkohësisht, në emrin e tij, kurse në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, një pemë është mbjellë edhe në Jerusalem, në pyllin park të paqes, Amandav.

Duke theksuar se fidanët janë shprehje e respektit për bashkësinë e vogël në numër, por jashtëzakonisht të rëndësishme hebraike në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Pendarovski në mesazhin e vet tha se me shekuj, bashkësia hebraike ka qenë pemë e frytshme në tokën maqedonase.

“Në shpirtin e bashkëjetesës, hebrenjtë kanë jetuar me ne, si një prej nesh. Hebrenjtë kanë qenë të pranuar dhe të respektuar si nikoqirë të mirë, fqinjë besnikë dhe esnafë punëtorë. Dëshira jonë si shtet dhe si njerëz, është që bashkësia hebraike përsëri të rritet në pemë të frytshme. Rrënjët e tyre le të ushqehen nga kujtimet, kurse degët le të mbartin shpresën për të ardhmen”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi gjashtë milionë hebrenj. Vetëm në llogoren në Treblinka për rreth një vit janë vrarë rreth 900.000 gra, burra dhe fëmijë, kurse midis tyre ishin e 7.144 hebrenj maqedonas nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi të cilët përbënin madje 98% të bashkësisë hebraike maqedonase.

“Holokausti është pasojë logjike e vakumit moral ku ka qenë e lejuar gjithçka, madje edhe zhvlerësimi i jetës njerëzore dhe dinjiteti i tij i lindur. Kjo e keqe absolute duhet të dënohet absolutisht me patjetër. Nuk duhet të lejojmë që e vërteta për holokaustin të relativizohet dhe të harrohet. Është detyra jonë që të kujtojmë që të mos përsëritet më asnjëherë”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Në përkujtimin e 78-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas mori pjesë dhe konsulli i nderit i Shtetit Izrael në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gradimir Shumkovski. Nga Jerusalemi, u drejtuan onlajn përfaqësuesit e Fondit Nacional Hebraik, Jewish Impact, si dhe përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.

Në kujtimin e holokaustit të 7144 hebrenjve maqedonas, përfaqësues i Kabinetit të Presidentit vendosi lule pranë Përmendores së depërtimit të hebrenjve maqedonas në Shkup.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...