Presidenti Pendarovski në bisedë me qytetarët solidarë: Humanizmi Juaj do t’u rrëfehet edhe gjeneratave të ardhshme

10 Maj 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet video-lidhjes bisedoi me disa individë të cilët me aktivizmin, humanizmin dhe solidaritetin e vet u ndihmuan shumë qytetarëve në kulmin e pandemisë së virusit kovid-19.

“Ju dalloheni gjithsesi nga ndikimi që keni në mjedisin ku jetoni. Dua t’ju shpreh një falënderim kolosal për çfarë keni bërë deri më tani, shpresoj se do të vazhdoni ta bëni edhe mandej, sepse në këto kohë pa kohë, shumë pak prej bashkëqytetarëve tanë vendosën të bëjnë atë që e bëtë ju. Me të vërtetë Ju faleminderit. Dua t’Ju inkurajoj. Keni mbështetje të madhe prej meje”, theksoi Presidenti Pendarovski në video-bisedën.

Presidenti Pendarovski dëgjoi përvojën e dr. Aleksandar Karevskit, i cili së bashku me disa nga kolegët e vet në printerët 3D ka bërë vizirë për mbrojtjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore. Iniciativa e tyre për një kohë të shkurtër fitoi një numër të madh përkrahësish. Deri më tani, siç tha dr. Karevski janë shpërndarë rreth 8 mijë, kurse gjatë javës në vijim do të shpërndahen edhe 22 mijë vizirë për punonjësit në shëndetësi.

Presidenti Pendarovski u njoh, gjithashtu, edhe me humanizmin e familjes Veleski. Ata, periudhën e izolimit e shfrytëzojnë që të bëjnë maska mbrojtëse. Në bisedën me Presidentin Pendarovski, Marija Veleska, nga fshati Vizbeg Shkup, tha se deri më tani ajo së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre kanë bërë mbi 5 mijë maska mbrojtëse dhe duke i përdorur mediat sociale këto maska i kanë shpërndarë pa marrë kompensim për to.

“Duke u dhënë ushqim atyre të cilët nuk mund ta blejnë, unë ushqej edhe vetveten”, thotë haptas shkupjani Ali Fevzi. Ai nga mjetet e veta blen ushqim dhe çdo ditë u ndihmon mbi 10 familjeve Ai thotë se kjo që bën e bën të ndihet mirë, por Fevziu, njëkohësisht, u bëri apel institucioneve që familjet dhe individët në rrezik social të ndihmohen vazhdimisht dhe jo vetëm në periudhë krize.

Gjithashtu duhet të theksohet, siç tha edhe Presidenti Pendarovski, gjesti i inovatorëve, Ivica Pockov dhe Nikolla Gligorov, Ata janë krijuesit e UV-gard për dezinfektim nga viruset dhe nga bakteret. Të nxitur nga humanizmi i tyre, ata deri më tani kanë dhuruar 5 pajisje të tilla në klinikat në Shkup, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, në SPQ “8 Shtatori” si dhe në spitalet në Sveti Nikollë dhe Kavadarc. Siç thanë në bisedën me Presidentin Pendarovski, për donacion po përgatisin edhe 8 pajisje për dezinfektim. Në video-bisedën Ivica dhe Nikolla e informuan Presidentin Pendarovski se kjo pajisje është me Rrezatim UV dhe se dezinfekton sipërfaqe, ajër dhe cilatdo materiale të tjera.

Një nga bashkëfolësit në këtë video-bisedë ishte dhe banori nga Kavadarci Borçe Stamenov, i cili prej 4 vjetësh riparon kompjuterë të vjetër dhe jofunksionalë, kurse pastaj ua dhuron fëmijëve familjet e të cilëve nuk mund t’i blejnë. Deri më tani siç tha Borçe ka gëzuar rreth 220 fëmijë.

Në këtë periudhë kur jemi ballafaquar me pandeminë e virusit kovid-19 dhe kur distanca është një nga mënyrat për mbrojtje midis qytetarëve, rreth 60 skautë në disa komuna të Shkupit kanë ndihmuar në mbajtjen e rendit. Vlladimir Kostovski nga Lidhja e Skautëve në bisedë tha se aktivizmi i tyre është në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të dyqaneve apo bankave, sepse shëndeti i bashkëqytetarëve tanë është gjëja më e rëndësishme.

“Ju po bëni një punë jashtëzakonisht të rëndësishme. Angazhimi juaj në dy muajt e kaluar do t’u rrëfehet edhe gjeneratave të cilat do të vijnë. Kjo nuk do t’ju harrohet. Të paktën prej meje, kurse shpresoj edhe nga i gjithë populli ynë Ju do të mbaheni mend si trima të vërtetë të kohës sonë”, përfundoi Presidenti Pendarovski në bisedën me disa individë dhe familje humane dhe solidare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...