Presidenti Pendarovski në dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor

19 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Forumin botëror ekonomik në Davos, sot mori pjesë në dialogun diplomatik kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit në këtë sesion diskutuan mbi sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe u theksua nevoja për ruajtjen e stabilitetit, krijimit të kushteve për nxitjen e zhvillimit ekonomik të shteteve, si dhe domosdoshmëria për zgjidhjen e konteksteve të ngrira.

Duke pasur parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, liderët në këtë sesion i shprehën qëndrimet e veta në lidhje me rolin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe shkëmbyen edhe mendime në lidhje me gjetjen e platformave të reja për promovimin e dialogut dhe për përforcimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Përveç Presidentit Stevo Pendarovski në këtë panel kushtuar Ballkanit Perëndimor morën pjesë edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës dhe Malit të Zi, ministri federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Aleksandar Shalenberg, minisrri çek për Çështje Evropian, Mikullash Bek, ministrja e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e BeH-së, Borjana Krisho, drejtori i Drejtorisë franceze për siguri të jashtme, Bernar Emie, përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Llajçak, këshilltari federal për punë të jashtme i Zvicrës, Ignacio Kasis, si dhe përfaqësues të UNDP-së dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, EBRD.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...