Presidenti Stevo Pendarovski, sot me fillimin e vitit të ri shkollor e vizitoi shkollën më të vjetër në shtetin tonë, SHFK “Shën. Kirili dhe Metodij”, Qendër – Shkup dhe mori pjesë në pranimin solemn të nxënësve të klasave të para.
Presidenti u informua për qasjen edukative-arsimore në këtë shkollë që veçohet si pioniere në shumë fusha, kurse në të ndjekin mësimin nxënës edhe me zhvillim atipik dhe kultivohen vlerat multikulturore dhe shumetnike të shoqërisë sonë.
Në orën e parë të shkollës, Presidenti Pendarovski u uroi nxënësve të klasave të para një vit të suksesshëm shkollor, duke shprehur bindjen se përveç se do të fitojnë njohuri dhe përvoja të reja, shkolla do t’u mundësojë të vendosin dhe nderojnë shoqëri të cilat do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme në të ardhmen. Presidenti i përgëzoi edhe kuadrin arsimor dhe profesional në shkollë për përkushtimin dhe kreativitetin e tyre si dhe për procesin inkluziv edukativo-arsimor.