Presidenti Pendarovski në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: Përveç masave të institucioneve që janë më të rëndësishme për momentin, ekziston nevoja për një përgjegjësi më të madhe individuale

3 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara u takua sot dhe bisedoi me përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Organizatave Invalidore të Maqedonisë.

Duke theksuar se vendi ynë gati një dekadë më parë  ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidenti Pendarovski tha se ne si vend  ende ngecim në zbatimin e saj të plotë dhe të qëndrueshëm. Presidenti Pendarovski edhe sot përsëriti se është koha e fundit për të zbatuar dispozitat e Konventës, veçanërisht nenet 5 dhe 9, përkatësisht të drejtat e qasjes dhe barazisë dhe mosdiskriminimit.

“Është e nevojshme që institucionet kompetente, me mbështetjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, t’i qasen me më shumë efektshmëri zbatimit të neneve të përmendur. Gjithashtu, e domosdoshme që personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre të përfshihen në monitorim, në mbikëqyrjen e zbatimit të Konventës dhe duhet të gjenden modalitete të përshtatshme për pjesëmarrjen tuaj në monitorim me qëllim që ai  mos jetë vetëm një formalitet”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara fizike, të shurdhër dhe të verbër, shoqatat e personave me aftësi të kufizuar intelektuale,  invalidëve civil dhe të punës, Presidenti Pendarovski tha se duhet të rritet dinamika me të cilën institucionet shtetërore punojnë në heqjen e barrierave fizike dhe mendore në zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës, ​​dhe kështu  edhe tejkalimi i stereotipeve të rrënjosura thellë.

“Institucionet që punojnë me persona me aftësi të kufizuara duhet të kenë burime të përshtatshme njerëzore, financiare dhe teknike.  Dhe gjatë kësaj, nuk duhet të bëhen kompromise dhe të  prolongohen proceset pavarësisht nga të gjitha sfidat dhe problemet ekonomike, politike ose siç janë aktualisht ato shëndetësore”,  nënvizoi Presidenti Pendarosvki.

Në kushtet e pandemisë Kovid-19, siç shtoi Presidenti Pendarovski, kategoritë më të prekshme të bashkëqytetarëve tanë janë më të rrezikuara, të cilët kanë nevojë për mbështetje, solidaritet dhe përkujdes.

Në këtë drejtim, përfundoi Presidenti Pendarovski, “përveç masave institucionale që janë më të rëndësishme për momentin, e nevojshme është rritja e përgjegjësisë individuale dhe angazhimin e secilit prej qytetarëve tanë. Ne të gjithë mund të kontribuojmë si individë me sjelljen, proaktivitetin dhe përgjegjësinë tonë.”

Në takim, përfaqësuesit e KNOIM njoftuan Presidentin Pendarovski problemet dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Mbi të gjitha, ata theksuan mosqasjen e  objekteve, paarritshmërinë e arsimit, papunësinë e personave me aftësi të kufizuara,  mjetet e ulëta financiare nga shteti, mungesën e pajisjeve ndihmëse të përshtatshme.

Në drejtim  që të përmirësojë një pjesë të situatës, Presidenti Pendarovski shprehu premtimin e tij se ai nuk do të nënshkruante Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndërtim nëse nuk zbaton sugjerimet kryesore të personave me aftësi të kufizuara, të cilat parashikojnë që objektet e reja të jenë të arritshme për personat me aftësi të kufizuara.

3 Dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 tetor 1992. Këtë vit dita shënohet nën moton  “Të ndërtojmë mbështetje më të mirë: për njerëzit me aftësi të kufizuara – një botë gjithëpërfshirëse, e arritshme dhe e qëndrueshme pas Kovid-19”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...