Presidenti Pendarovski në forumin nacional të organizatave qytetare: Sektori qytetar duhet ta ndjekë me vigjilencë dhe ta kritikojë punën e politikanëve

16 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në Forumin e tretë nacional të organizatave qytetare, në organizim të Civika Mobilitas, program i Ambasadës Zvicerane për mbështetje të shoqërisë qytetare, të zbatuar nga NIRAS (Danimarkë) dhe QMBN-ja.

Duke theksuar se është i nderuar që është midis aktivistëve qytetarë shumëvjeçarë të cilët udhëhiqen nga vizioni për një shoqëri të lirë, të drejtë dhe inkluzive të bazuar mbi zhvillim demokratik, barazinë, sundimin e të drejtës dhe bashkëjetesës, Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet hyrës u fokusua në tri tema, përkatësisht depolarizimi, shoqëria e hapur dhe të rinjtë

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski tha se tashmë prej një kohe të gjatë, shoqëria maqedonase është mjaft e polarizuar, pothuajse në çdo bazë – etnike, brendaetnike, politike, ideologjike dhe ekonomike.

“Gjithnjë edhe më shpesh fokusohemi tek ajo që na ndan, kurse sikur e lëmë pas dore atë që na lidh dhe na mban së bashku. Debati politik u kthye në degradim të kundërshtarit politik. Madje edhe gjatë punësimit, gjithnjë dhe më shpesh dëgjojmë se u jepet përparësi përkatësisë etnike apo partiake të kandidatëve, në vend të karakterit, arsimit dhe shkathtësive të tyre. Kjo e përshpejton ikjen e të rinjve, njerëzve me cilësi të lartë”, nënvizoi Presidenti Pendarovski.

Nëse dëshirojmë ta depolarizojmë shoqërinë maqedonase, shtoi Presidenti Pendarovski, duhet të fokusohemi në disa çështje kryesore, përkatësisht sundimi i të drejtës, përgjegjësia më e madhe politike dhe depolitizomi i shoqërisë dhe deetnizimi i politikës.

Duke folur mbi temën për shoqërinë e hapur, Presidenti Pendarovski theksoi se shoqëria në të cilën tolerohet urrejtja ndaj cilësdo bashkësie, ndaj cilitdo individi e humb kredibilitetin.

“Nuk mund të ndërtohet shoqëri e hapur, e lirë dhe e drejtë mbi mostolerancën dhe urrejtjen ndaj të ndryshmëve. Kjo nuk duhet të mbetet vetëm në një retorikë të zbrazët dhe politikisht korrekte, por në shoqëri ku njerëzit respektohen me të vërtetë” tha Presidenti Pendarovski dhe shtoi se depolarizimi dhe krijimi i një shoqërie të lirë janë të domosdoshme nëse dëshirojmë t’i mbajmë në vend të rinjtë.

“Institucionet e shtetit duhet të gjejnë mënyrë jo vetëm t’i dëgjojnë me vëmendje të rinjtë, por edhe t’i përfshijnë të rinjtë në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet dialogut të hapur për atë se çfarë shoqërie duam të ndërtojmë jo vetëm për ne por edhe për nipërit tanë”, përfundoi Presidenti Pendarovski.

Në fokusin e pyetjeve të organizatave qytetare ishin edhe temat për mosdënimin e korrupsionit të lartë, për vetingun e gjykatësve dhe për pastrimin e gjyqësorit për të cilat Presidenti Pendarovski tha se është e domosdoshme që çdo institucion të punojë në mënyrë transparente. Duke folur mbi këtë temë, siç tha ai, shteti ynë ka një legjislacion ligjor solid, por se përzgjidhet zbatimi i ligjeve.

“Ne edhe mandej kemi kulturë të mosdënimit të funksionarëve të lartë dhe prandaj, nuk duhet të kërkojmë fajin vetëm te gjyqësori apo gjykatësit. Nuk duhet ta heqim fokusin edhe nga ne, politikanët”, tha Presidenti Pendarovski.

Midis pyetjeve të organizatave qytetare kishte edhe mbi numrin e madh të administratës publike,e cila është barrë për buxhetin e shtetit. Në këtë kontekst Presidenti Pendarovski tha se është skeptik se do të zvogëlohet numri prej rreth 140 mijë të punësuar në administratë.

Në lidhje me fillimin e shumëpritur të negociatave me Bashkimin Evropian, organizatat qytetare kërkuan përgjigje nga Presidenti Pendarovski në lidhje me qëndrimin e ekipeve dhe konsensusit politik për këtë çështje.

“Duhet të bëjmë ekipe të përbashkëta të negociatave edhe me sektorin qytetar. Neve na duhen mbi qindra nëngrupe për negociata edhe nëse dëshirojmë të përfshihemi në negociata, do të duhet ta mbledhim të gjithë trurin në vend. Organizatat qytetare janë trajnuar prej një kohe të gjatë si armik i shtetit, duke mos e kuptuar se përvoja dhe njohuria e tyre mund të jetë në dobi të të gjithëve në procesin e negociatave me BE-në”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Duke folur mbi gjendjen e romëve, e personave me aftësi të kufizuar, mbi çështjet gjinore, Presidenti Pendarovski tha se çdo individ, çdo institucion mund të kontribuojë me shembullin e vet.

Duke e adresuar problemin e rregullimit të portaleve në internet, organizatat që punojnë në fushën e mediave dhe liritë e mediave e pyetën Presidentin Pendarovski mbi modalitetet e mundshme për vetërregullim të mediave.

“Mos prisni nëse nuk rregulloheni vetë, do t’ju rregullojë dikush tjetër dhe nuk do të keni të drejtën e shprehjes së lirë. Mos lejoni që shteti t’ju rregullojë”, u rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Në lidhje me rëndësinë e organizatave qytetare dhe rolin e tyre në shoqëri, Presidenti Pendarovski tha se do të dëshironte të shikojë aktivizëm më të madh nga to. Sepse, siç shtoi ai, “kam ndjenjë se disa vitet e fundit sikur po bie intensiteti i punës së sektorit qytetar. Pres ta kritikoni më shumë edhe më shpesh punën tonë”.

Përndryshe, në Forumin nacional, organizatat qytetare takohen çdo vit me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe diskutojnë mbi përvojat dhe mundësitë e deritanishme për bashkëpunim mbi çështje të interesit të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....