Presidenti Pendarovski në Forumin për barazi gjeneratash: Obligimi ynë është të mundësojmë që gratë dhe vajzat të marrin vendime në mënyrë të pavarur për trupin e vet 

3 Korrik 2021 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet video-mesazhit mbajti fjalim në Forumin për barazi gjeneratash, kushtuar përparimit të barazisë gjinore, që mbahet në Paris. Presidenti Pendarovski foli në panelin me temë “Autonomia trupore, shëndeti seksual dhe riprodhues dhe të drejtat”, ku i prezantoi angazhimet nacionale të Maqedonisë së Veriut në këtë plan.

Të nderuar,          

Kam nderin e veçantë të flas në këtë Forum për barazi gjeneratash, si një tubim i rëndësishëm global mbi përparimin e barazisë gjinore midis burrave dhe grave, dhe si moment kyç për ndërmarrjen e obligimeve nga shtetet në atë drejtim.

Përparimi i të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e grave është parakusht për zhvillimin e çdo shoqërie të bazuar mbi parimet demokratike.Vendi im është mbështetës i politikave progresive për barazinë gjinore dhe prandaj angazhimet dhe obligimet në lidhje me “Autonominë trupore, shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat” janë pranuar njëzëshëm.

Së pari, Maqedonia e Veriut u obligua që deri në vitin 2026 ta zmadhojë arsimin gjithëpërfshirës seksual, në përputhje me standardet ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe në atë drejtim janë përgatitur Plani aksionar trevjeçar me pilot-projekte dhe programi mësimor për nxënësit nga mosha 13 deri 15-vjeçare.

Së dyti, angazhimi ynë është zmadhimi i përfshirjes së kontracepcionit nga 14% në 20% nëpërmjet përmirësimit të qasjes së vajzave dhe grave te shërbimet këshillëdhënëse për planifikim të familjes, dhe qasjes tek aborti si e drejtë themelore e grave.

Së treti, u obliguam që deri në vitin 2026 do ta reduktojmë numrin e martesave të fëmijëve duke i aftësuar vajzat, adoleshentët dhe gratë të marrin vendime autonome për trupin e vet dhe në këtë drejtim do t’i miratojmë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe politikat konkrete.

Së katërti, mbështetje e zmadhuar për organizatat autonome feministë dhe të grave.

Paralelisht me zgjidhjet institucionale, jo më pak i rëndësishëm është edhe ndryshimi i mentalitetittë qytetarëve, i vetëdijes kolektive për të drejtat gjinore, nëpërmjet eliminimit të tabuve që lidhen me këto çështje të ndjeshme. Është obligimi ynë të tregojmë vullnet politik dhe nëpërmjet aktiviteteve të përhershme, të përbashkëta të mundësojmë kushte për emancipimin e grave dhe vajzave në nivel global.

Të nderuar,

Për këto çështje nuk duhet të bëhen kompromise në asnjë mënyrë dhe nuk duhet të lejohet asnjë lloj diskriminimi. Gratë dhe vajzat duhet të jenë në pozitë që të vendosin në mënyrë të pavarur mbi trupin e vet, të bazuara në njohuri dhe informacione.

Më lejoni të them se Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para e cila i miratoi angazhimet e Konferencës ndërkombëtare për popullatën dhe zhvillimin të prezantuara në Samitin në Najrobi. Këmbëngulim në programet dhe buxhetet nacionale për shëndetin seksual dhe riprodhues të merren parasysh nevojat e grupeve më të margjinalizuara dhe vullnerabile, duke përfshirë edhe personat LGBTI, romët, personat me shkathtësi të kufizuar, të varfrit, punonjësit seksualë.

Shteti ynë nga nëntori i vitit 2020 është partner në Koalicionin aksionar për shëndet seksual dhe riprodhues dhe të drejtat edhe nëpërmjet përfaqësuesve të ministrive nga ministritë e resorit në Qeveri merr pjesë aktivisht në aktivitetet e këtij Koalicioni.

Në shpirtin e motos së Republikës Franceze – Liberté, égalité, fraternité, dëshiroj dhe besoj se këto angazhime tona të deklaruara do të realizohen me sukses dhe do të jenë fitim qytetar për gjeneratat e ardhshme.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...